Autor: TV News
Çitaku: Me një qeveri stabile e të përgjegjshme, sanksionet i hiqen Kosovës pa asnjë lloj koncesioni
Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës( PDK) ka thënë se me një qeveri stabile e të përgjegjshme sanksionet do ti hiqen Kosovës. “Me një qeveri stabile, të përgjegjshme e të parashikueshme e cila nuk e keqpërdorë mbështetjen e aleatëve e të cilët në masë të madhe Albin Kurtin e kanë toleruar shumë më shumë se ç’kanë toleruar të tjerët, sanksionet i hiqen Kosovës pa asnjë lloj koncesioni”, ka thënë ajo. Ajo tutje është shprehur në Debat Plus se ka edhe hapa të tjerë që “ne do të mund ti ndërmarrim bashkë me aleatët tanë në funksion…
Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës( PDK) ka thënë se suksesi i një qeverie nuk varet ekskluzivisht nga numrat. “Sikur të varej nga numrat, kjo qeveri e cila ka udhëhequr Kosovën deri më sot, ka pas pushtet absolut dhe nga e njëjta listë zgjedhore kanë dal bartësit e të gjitha institucionet të Republikës së Kosovës”. Çfarë ka prodhuar?, ka pyetur Çitaku. “Stabiliteti nuk varet nga numrat, as efikasiteti, as suksesi në punë, ato varen nga planet, projektet”, ka thënë ajo. Tutje sekretarja e PDK-së ka thënë se partia e saj ka “tërësisht botëkuptime të kundërta” me…
Kryeipeshkvi Vincenzo Paglia është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Haxhi Zeka”. Në një ceremoni solemne të mbajtur në Hotel Dukagjini në Pejë, Paglia pranoi çmimin dhe u shpreh i emocionuar me nderimin që iu bë. Mes figurave të shumta shtetërore e fetare, Paglia ua dedikoi çmimin dy personaliteteve, ish presidentit Ibrahim Rugova dhe Nënë Terezës. “Ndihem pak shqiptar dhe krenar që kam qenë mik i kësaj gruaje të madhe. Rugovës në veçanti ia dedikoj këtë çmim, sepse ai ishte një mik i shenjtë, një burrë me të cilin ndaja të njëjtin vizion. Mbaj mend kur më tha:…
AC Milan dhe Inter përballen sonte në Kupën e Italisë. Ky takim vlen për fazën gjysmëfinale, me ndeshjen e parë që zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra e Interit konsiderohet si favorite, por që Milani i Conceicao kërkon të dëshmohet në fushë. Ja formacionet zyrtare: AC Milan XI: Maignan; Walker, Gabbia, Thiaw, Theo Hernández; Fofana, Reijnders; Alejandro Jiménez, Pulisic, Leao; Abraham. Inter XI: Josep Martínez; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Darmian, Frattesi, Çalhanoglu, Barella, Carlos Augusto; Thuram, Correa. /GazetaBlic Sport/ The post Milan – Inter, formacionet zyrtare appeared first on GazetaBlic.
Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështetur nga shteti, pritet ta vizitojë Uashingtonin këtë javë, për bisedime me zyrtarët amerikanë në lidhje me Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Kremlini të mërkurën. Lajmi për vizitën e pritur të Dmitrievit vjen ndërsa Uashingtoni dhe Moska po përpiqen t’i ndreqin marrëdhëniet që u prishën para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Dmitriev, i cili drejton Fondin Rus të Investimeve të Drejtpërdrejta, ka marrë rol më të spikatur në negociatat me zyrtarët amerikanë muajt e fundit. Ai së fundmi u…
Qe katër vjet e gjysmë, Hashim Thaçi dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së gjenden në paraburgim të Dhomave të Specializuara në Hagë. Por, sipas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, dy vjet e gjysmë gjykim kanë dëshmuar pafajësinë e tij. Kroati Luka Misetiq, në një paraqitje publike në Hagë, ka thënë se në fund të gjykimit do të dëshmohet se pretendimet e Dick Martyt nuk kanë gati asnjë lidhje me provat që Prokuroria i ka paraqitur kundër Thaçit. “Për mendimin tonë, provat kundër Z. Thaçi janë jashtëzakonisht të dobëta deri në atë pikë që ndonjëherë gjatë procesit e pyes veten “pse është…
Anetta, figura publike e njohur dhe modele nga Londra, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me postimin e saj të fundit në Instagram. Ajo paraqitet në një ambient modern dhe rafinuar, duke shfaqur një stil të thjeshtë, por shumë elegant. Në këtë foto, Anetta ka zgjedhur një pajisje të lekkë, që përfshin një bluzë të lehtë blu dhe një palë pantallona të përputhshme, duke e theksuar format e saj të bukura. Çfarë është e veçantë në këtë postim është mënyra si Anetta kombinon aksesorët e saj luksozë. Një çantë e vogël e bardhë dhe disa bizhuteri tërheqëse janë…
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka theksuar rëndësinë e krijimit të Qeverisë së re sa më shpejt, pas sipas tij, kjo do të mundësojë një qasje më të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme ndaj problemeve të shumta që prekin nivelin lokal. Ai në emisionin FIVE, ka theksuar se, në këtë vit, zgjedhjet lokale do të ofrojnë mundësinë që qytetarët të japin llogari për punën e kryetarëve të komunave. “Për komunat, sa më herët që krijohet qeveria, është më mirë, sepse ka shumë probleme në nivelin lokal të cilat besojmë se duhet të zgjidhen dhe se trajtimi dhe…
Bashkimi Evropian ka theksuar se po monitoron hetimin për sulmin e fundit ndaj Postës së Kosovës në komunën e Zveçanit, i cili ndodhi natën e kaluar. Bashkimi Evropian në një përgjigje për Dukagjinin ka dënuar fuqishëm përdorimin e dhunës dhe ka theksuar rëndësinë e adresimit të çështjes së shërbimeve postare brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja. “Ne e dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës të tillë dhe ritheksojmë rëndësinë e adresimit të dorëzimit të shërbimeve postare brenda Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, sipas marrëveshjeve për Telekomunikacionet të arritura në vitin 2013 dhe Planit të Veprimit të miratuar në vitin 2015”, thuhet…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për hapat e ardhshëm pas caktimit të datës së konstituimit të Kuvendit nga presidentja e Republikës më 15 prill. Në një kumtesë të shpërndarë në Facebook pas mbledhjes, PDK-ja njoftoi se kryetari i partisë, Memli Krasniqi, informoi anëtarët e Kryesisë për komunikimet e fundit me partitë parlamentare, përjashtuar atë në pushtet (LVV). “Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, informoi anëtarët e Kryesisë për komunikimet e fundit me partitë parlamentare, me përjashtim të partive në…
