Autor: TV News
Mbrëmë Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVA. Aty ishin të pranishëm një numër i madh i fansave. Por, Gjesti teksa po performonte u tregua i pakujdeshëm. Ai afrohet zjarrit me shkëndija që përdoret në klube, por ai shihet se është frikësuar dhe është larguar. Si duket dora e tij është lënduar nga zjarri, të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet përmes reagimit që dha. Shiko videon: @reality.videoss Lottttt🤣🤣 #eglitako #gjesti ♬ Original Sound – Unknown
Kardinali Giovanni Battista Re në predikimin e mbajtur për funeralin e Papa Françeskut, ka lavdëruar “lidershipin e tij pastoral”, i cili ka thënë se është ruajtur përmes “personalitetit të vendosur” të Françeskut. “Ai vendosi kontakt të drejtpërdrejtë me individët dhe popujt, i etur për të qenë pranë të gjithëve, me një vëmendje të veçantë ndaj atyre në vështirësi, duke e dhënë veten pa kursim, veçanërisht ndaj të margjinalizuarve, më të vegjëlve ndër ne”, ka thënë Giovanni. “Ai ishte një Papë mes njerëzve, me një zemër të hapur ndaj të gjithëve. Ishte gjithashtu një Papë i vëmendshëm ndaj shenjave të kohës…
Në një botë ku muzika dhe arti bashkohen, Besniku Qaka, kantauti i njohur nga Peja, vazhdon të befasojë fansat me veprat e tij. Postimi i tij i fundit në Instagram, ku përveç hiteve të njohura thekson edhe emocionet e tij, ka rikthyer vëmendjen e të gjithëve. Në këtë imazh, thjeshtësia dhe stili që ai tregon, na sjellin një pamje tjetër të artistit që e njohim nga skena. Çdo fotografi e Besnikut është një mundësi për të ndarë pjesë të jetës së tij, dhe ky postim nuk është përjashtim. Në sfondin e mrekullueshëm, ai shfaq një ndjenjë të thellë të qetësisë…
Real Madridi për momentin, ka vendosur që nuk do të marrë pjesë në konferencën zyrtare për shtyp dhe nuk do t’i bëjë fotot zyrtare para finales së Kupës së Mbretit. Raportohet poashtu se klubi ka anuluar seancën stërvitore para këtij takimi, transmeton GazetaBlic Sport. Gjithçka lidhet me mosndryshimin e gjyqtarëve të ndeshjes së nesërme.
Më shumë se 50 liderë shtetesh janë mbledhur për varrimin shtetëror të Papa Françeskut në Vatikan të shtunën. Katolikët romakë po ia bëjnë nderimet e fundit një pape që ishte udhëheqës i përulur dhe mbrojtës i të varfërve, imigrantëve dhe njerëzve të tjerë të margjinalizuar. Liderë nga më shumë se 150 vende të botës do t’u bashkohen turmave të besimtarëve mëngjesin e së shtunës për t’i dhënë lamtumirën e fundit papës në meshën e varrimit, që do të mbahet në sheshin e Shën Pjetrit me fillim në orën 10:00. Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,…
Dashi Sot do kaloni probleme të vazhdueshme dhe në disa momente do ndiheni si të përhumbur. Ka rrezik që situata në jetën tuaj në çift të ndërlikohet edhe më tepër gjate kësaj dite. Do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do doni të hapni rrugë për asnjë moment. Ju beqarët nuk do arrini dot ta afroni pas vetes atë që pëlqeni dhe kjo do iu mërzitë tej mase. Duhet të prisni edhe goxha kohë që situata të ndryshojë. Në punë, po nuk u treguat të logjikshëm dhe po shpenzuat pa kujdes do keni tronditje serioze. Për fat të mirë financat…
Edicioni i katërt i Big Brother Vip Albania përfundoi me sukses të madh, duke i dhuruar publikut momente të paharrueshme dhe finalistë që fituan zemrat e shikuesve. Finalistët e këtij sezoni ishin Loreana Brati, Danja Koka, Gerta Gixhari, Egli Tako, Laert Vasili, Rozana Radi dhe Gjesti. Tani që spektakli ka mbaruar dhe dritat e shtëpisë janë fikur, fansat kanë kaluar nga ekrani në rrjetet sociale për të ndjekur nga afër jetën e tyre të përditshme. Social media ka shënuar një rritje të dukshme në aktivitetin e ndjekësve, duke u bërë një platformë e rëndësishme për të gjithë finalistët për të…
Skaudra e Real Madrid ka reaguar zyrtarisht pas zhvillimeve të sotme. Klubi ka kërkuar përgjegjësi nga gjyqtarët për deklaratat e tyre dhe i ka cilësuar si të papranueshme, shkruan GazetaBlic Sport. Megjithatë, në asnjë moment klubi nuk ka shprehur qëndrim kundër zhvillimit të finales, pra ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar. Ja reagimi i plotë: Real Madrid i konsideron të PAPRANUESHME deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen e Kupës së Mbretit, e planifikuar të mbahet nesër, më 26 Prill 2025. Këto protesta, të cilat çuditërisht kanë përqendruar vëmendjen në video nga një media…
Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një sërë fotosh që tregojnë figurën e saj të hollë si dhe momente nga jeta e saj private. Edhe pse shumica e komenteve në Instagram ishin pozitive, disa i referoheshin në mënyrë specifike humbjes së saj të konsiderueshme në peshë, gjë që shkaktoi spekulime të reja mes ndjekësve. Kritikët shprehën shqetësimet e tyre për shëndetin e saj fizik dhe emocional, pasi kjo ulje drastike e peshës vjen pas një periudhe të gjatë të përballurit me çrregullime të të ngrënit. Vëmendjen më të madhe e tërhoqi…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të Papa Françeskut, që vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare. Osmani homazhet në bazilikën e Shën Pjetrit i bëri së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe me kardinalin, Ernest Simonin. “Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, ka shkruar Presidentja në Facebook.
