Autor: TV News

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit. Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë. Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular. Çfarë tregon studimi? Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet. Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se…

Read More

Udhëheqësi i Partisë Republikane Popullore (CHP), partisë më të madhe opozitare në Turqi, Özgür Özel, u godit nga një person teksa largohej nga një ceremoni përkujtimore në Qendrën Kulturore Ataturk të Stambollit. Ngjarja ndodhi gjatë homazheve për Sırrı Süreyya Önder, nënkryetarin e parlamentit që ndërroi jetë të shtunën. Sulmi u filmua dhe pamjet tregojnë Özelin duke mbajtur kokën me dhimbje. Autori, i identifikuar me inicialet S.T., është një burrë i papunë dhe u ndalua menjëherë nga policia. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan telefonoi personalisht Özelin për të dënuar atë që e quajti “sulm të shëmtuar”. Edhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të dielën në jugperëndim të Moskës, në Rusi, duke shkaktuar zjarr në një ndërtesë. Sipas mediave lokale, zjarrvënia dyshohet të ketë qenë shkaktuar nga një shpërthim gazi. Siç raportohet, në vendin e ngjarjes janë raportuar të paktën dy persona të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar. Banorët e disa apartamenteve janë bllokuar në ndërtesën që po digjet, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të ndihmuar qytetarët. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë zjarrin që ka përfshirë ndërtesën, ndërkohë që disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Read More

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka bërë bujë në rrjetet sociale pas kritikave që mori për veshjen e saj gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së saj, Lunës. Përmes një postimi në InstaStory, ajo shpjegoi se fustani elegant ishte frymëzuar nga një sfilatë ikonike e Chanel, e cila i përket koleksionit pranverë/verë të vitit 2002. Ky informacion është një shenjë e qartë se Kiara është një admirues i modës dhe e njeh historinë e saj në detaje. Kiara, e njohur për stilin e saj të veçantë, vendosi të ndante me ndjekësit e saj këtë detaj të rëndësishëm, duke e shoqëruar…

Read More

Skuadra e Betisit ka shënuar golin e dytë dhe të fitores ndaj Espanyolit. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar, Antony, shkruan GazetaBlic Sport. Antony ka shënuar super gol nga distanca, për fitoren dhe tre pikët e mëdha të Betisit. Ja goli i tij: 🚨🇧🇷 ANTONY WINS IT IN THE 90TH MINUTE FOR REAL BETIS WITH A FANTASTIC GOAL! 🤯🤯pic.twitter.com/4wdAoQLq9S — Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 4, 2025

Read More

Kandidati ultranacionalist rumun, George Simion, po prin në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por nuk ka fituar vota mjaftueshëm sa të shmangë rundin e balotazhit, sipas sondazheve. Rumania mbajti zgjedhjet presidenciale më 4 maj, pothuajse gjashtë muaj pas anulimit të zgjedhjeve presidenciale, mes akuzave për ndërhyrje të Rusisë në fushatën zgjedhore. Simion, 38 vjeç, udhëheqës i Aleancës për Unitetin e Rumunëve (AUR), ka marrë rreth 30-33 për qind të votave në zgjedhjet e 4 majit, sipas dy sondazheve të publikuara me të përfunduar procesi i votimit. Në të dy sondazhet, Crin Antonescu, anëtar i koalicionit qeverisës të vendit, është…

Read More

Pamjet që kanë tronditur tregun mediatik janë tani të konfirmuara: merrni vesh detaje të reja lidhur me marrëdhënien e ndezur mes Albës dhe Limit në “Ferma VIP”. Marrëdhënia e tyre ka kaluar në një nivel shumë më të thellë se përkëdheljet dhe puthjet, duke shkuar përtej të gjitha pritshmërive. Sipas burimeve të besueshme nga “Iconstyle”, ata dy kanë kryer marrëdhënie seksuale në “Dhomën e Njëshit” rreth 9 ditë më parë. Ky zhvillim ka shkaktuar një valë reagimesh dhe spekulacionesh në rrjetet sociale dhe në mediat traditaionale. Një video e cila tregon momentet intime të çiftit është publikuar në kanalin e…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial, një veprim për të cilin ekspertët bien dakord se është i ndaluar sipas Kushtetutës së SHBA-së. “Do të jem një president tetëvjeçar, do të jem një president dy-mandatesh. Gjithmonë kam menduar se kjo ishte shumë e rëndësishme”, tha Trump në emisionin “Meet the Press with Kristen Welker” të NBC-së në një intervistë që u transmetua të dielën. Trump, 78 vjeç, ka thënë më parë se “nuk po bënte shaka” kur tha se donte të shërbente një mandat të tretë, apo edhe…

Read More

Ka përfunduar pjesa e parë e finales Bashkimi – Trepça. Pjesa e parë i takoi prizrenasve, të cilët triumfuan me rezultatin 38-32, shkruan GazetaBlic Sport. Wendell Green i Bashkimit ishte më i dalluari me 9 pikë pas pjesës së parë. Kujtojmë se kjo është finalja e parë e Superligës së Kosovës në basketboll, teksa ekipi që bën tri fitore në finale, shpallet kampion. /GazetaBlic Sport

Read More

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 4 maj se nga sulmet ajrore izraelite në territorin palestinez janë vrarë 16 persona, përfshirë tre fëmijë. Gjashtë persona u vranë në sulmet gjatë natës në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës, tha zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal. Në mesin e tyre ishin edhe dy djem pesë dhe dy vjeç, kur një sulm goditi një ndërtesë në Al-Mavasi. Kjo agjenci më pas tha se edhe dhjetë persona u vranë pas një sulmi në një tendë në Al-Mavasi, në mesin e tyre edhe një fëmijë dhe shtatë gra. Ushtria izraelite ende…

Read More