Autor: TV News

Milani dhe Roma po e monitorojnë nga afër situatën me lojtarin e Juventusit, Francisco Conceicao, dhe mund ta nënshkruajnë atë gjatë verës, shkruajnë Tuttosport dhe Calciomercato. Anësori është i huazuar në Torino nga Porto. Babai i anësorit, Sergio Conceicao, është aktualisht trajneri kryesor i Rossonerëve. Është e paqartë nëse portugezi do të vazhdojë aventurën e tij në Milano sezonin e ardhshëm, por e njëjta gjë vlen edhe për trajnerin e Franciscos te Juventusi – Igor Tudor. Është Tudori ai që nuk është mbështetur veçanërisht te Conceicao që kur u emërua në krye të ekipit. Deri më tani këtë sezon, lojtari…

Read More

Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra. Ndikimet astrologjike të majit zbulojnë se cilat shenja të zodiakut do të jenë më të favorizuara, veçanërisht në sektorin financiar, të cilat do të shohin rritjen e parave të tyre. Ky muaj do të sjellë fat dhe prosperitet, dhe tre shenja të zodiakut do të shohin një rritje të të ardhurave të tyre, si dhe perspektiva të reja profesionale. Po flasim për Binjakët, Gaforren dhe Peshqit. Binjakët Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, ndikon drejtpërdrejt te shenja…

Read More

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të arrijë në Izrael dhe se ajo mund t’i përshkojë tejpërtej disa prej mbrojtjeve më të avancuara raketore në botë. Në një kohë kur shqetësimet në Perëndim janë duke u rritur për përparimin e programeve bërthamore dhe raketore të Teheranit, televizioni shtetëror iranian transmetoi më 4 maj pamje të testimit të raketës “Qassem Basir”, e cila duket se godet cakun e saj. Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, tha se raketa me lëndë djegëse të ngurtë ka një rreze veprimi prej…

Read More

Konservatorët e kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz, dhe Partia Socialdemokrate e qendrës së majtë, e nënshkruan të hënën formalisht marrëveshjen për koalicion, në prag të fillimit të punës së Qeverisë së re gjermane të udhëhequr nga ta. Merz, 69 vjeç, do të betohet të martën si udhëheqës i ri i vendit me ekonominë më të madhe në Evropë, duke i dhënë fund një ngërçi politik gjashtëmujor në Berlin. Aleanca CDU/CSU e udhëhequr nga Merzi dhe partneri në koalicion, Partia Socialdemokrate (SPD), janë zotuar se do ta ringjallin ekonominë e dobësuar dhe se do ta rindërtojnë ushtrinë në një…

Read More

Ousmane Dembele është rikthyer në stërvitje përpara ndeshjes së kthimit kundër Arsenalit. Anësori i PSG-së pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Arsenalit (1-0) në Ligën e Kampionëve. Sipas L’Equipe, lojtari u stërvit në palestër dje dhe tani është ribashkuar me skuadrën kryesore për stërvitje sot. Klubi po bëhet gjithnjë e më optimist për shanset e Dembele për t’u paraqitur në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 7 maj në Paris. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Dembele do të jetë i disponueshëm për të luajtur kundër “Topçinjve”. /GazetaBlic Sport

Read More

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Almir Aganspahiq. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Skender Kapra, Rifat Nasufi dhe Agim Xhakolli. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 32-të t’i takojë Aganspahiqit, i cili shënoi ‘hat-trick’ në fitoren me përmbysje të SC Gjilanit në ndeshjen kundër FC Feronikeli 74, me rezultat 3:2. Pasi mori këtë…

Read More

Këshilli i Evropës, një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës, u themelua më 5 maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike.Ideologët më të mëdhenj të Këshillit të Evropës ishin Winston Churchill, Robert Shuman dhe Konrad Adenauer. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. Kjo organizatë ka realizuar edhe fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat…

Read More

Dashi Energjia marsiane të shtyn të marrësh iniciativën në çdo situatë, me të njëjtën vetëbesim të një portieri që del nga zona për të kapur top. Megjithatë, lidershipi juaj i heshtur do të jetë arma fituese: nuk keni nevojë të bërtisni që të dëgjoheni, ndonjëherë një vështrim i mirë është i mjaftueshëm për ta udhëhequr ekipin drejt fitores, qoftë në fushë apo në zyrë. Dem Sipas horoskopit të Paolo Fox, preciziteti juaj kirurgjikal në ndjenja do të vlerësohet më shumë sesa një rrokullisje akrobatike prapa. Ti e di çfarë dëshiron dhe si ta arrish atë, dhe vendosmëria jote është e…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin është sigurimi i “zhbërjes së plotë” të programit bërthamor të Teheranit, por se do ta shqyrtonte mundësinë e lejimit të Iranit për ta mbajtur një program civil për energji bërthamore. Në një intervistë me NBC, më 4 maj, Trump deklaroi se shpërbërja e programit bërthamor të Iranit do të ishte “krejt çfarë do të pranoja”. Komenti përbën herën e parë që Trump ka thënë shprehimisht se çfarë dëshiron të bëjë me programin bërthamor të Iranit, që Teherani thotë se është paqësor. Sekretari amerikan…

Read More

FC Prishtina ka njoftuar para pak çasteve se finalja ndaj Llapit në Kupën e Kosovës në futboll do të luhet me 21 maj. Ballafaqimi i shumëpritur final mes Prishtinës e Llapit do të luhet me 21 maj, të mërkurën nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport. Njoftimi i klubit: “Finalja e Kupës së Kosovës FC Prishtina – FC LLapi do të luhet me 21 Maj (e mërkurë) nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, shkruhet në njoftim. Kujtojmë se si Prishtina ashtu edhe Llapi e kanë ojbektiv trofeun, sepse është e vetmja rrugë që të…

Read More