Autor: TV News

Rënia historike e Sampdorias në divizionin e tretë italian nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e rivalëve të Genoas , të cilët e festuan fatkeqësinë e tyre duke organizuar një funeral. Për herë të parë në historinë e saj, Sapmdoria do të luajë në ligën e tretë, Serie C, transmeton GazetaBlic Sport. Dhjetëra tifozë të Genoas u mblodhën për të shënuar momentin kur rivalët e tyre ranë në Serie C , duke përdorur një arkivol me simbolin e Sampdorias. U kënduan këngë dhe madje u mbajt një minutë heshtje. La Sampdoria est donc reléguée en Serie C. Le…

Read More

Udhëheqësit e komunitetit rom në Moldavi i thanë në Kishinau ministres belge të Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, se ajo “nxit racizmin” kur deklaron se qytetarë moldavianë të etnisë rome shkojnë në Belgjikë dhe kërkojnë azil vetëm për të përfituar para dhe ndihma të tjera. Van Bossuyt u takua me anëtarë të komunitetit rom më 13 maj, në një mbledhje të organizuar nga Agjencia për Marrëdhënie Ndëretnike, pas një deklarate të saj në internet – bërë para se të nisej për vizitë në Moldavi – ku shkruante se “turizmi i azilit duhet të marrë fund”. Si përgjigje, sekretari i…

Read More

Finalja e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarët mes Tiranës dhe Teutës ka degjeneruar në dhunë. Durrsakët ia dolën që të triumfonin me shifrat 1-2 në duelin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, por bardheblutë nuk u përmbajtën. Këta të fundit, në përfundim të ndeshjes “mësynë” në fushën e blertë dhe aty filloi sherri masiv. Nga të dyja kampet shpërthyen grushtet dhe shqelmat, duke krijuar një rrëmujë të madhe. Në videon e publikuar nga “Panorama Sport”, shihet së në përleshje janë përfshirë edhe stafet respektive, madje dhe tifozët. Përsa i përket ndeshjes, golat për ekipin e Teutës u shënuan të dy…

Read More

Një reagim i shpejtë dhe njohja e simptomave të hershme të një ataku kardiak mund të shpëtojë një jetë, paralajmërojnë kardiologët. Një nga shenjat më të rëndësishme që dërgon trupi është dhimbja në krah, më shpesh në të majtë, por as dhimbja në krahun e djathtë nuk duhet injoruar. Domethënë, dhimbja që ndodh në dorën e majtë është një nga simptomat klasike të një ataku në zemër, sepse rrugët nervore të zemrës dhe dorës janë të ndërlidhura. Megjithatë, mjekët theksojnë se tek disa pacientë, veçanërisht gratë, dhimbja mund të përhapet në krahun e djathtë, shpatulla apo edhe në shpinë. Pikërisht…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar me presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, në Arabinë Saudite, një ditë pas njoftimit se SHBA-ja do të heqë të gjitha sanksionet ndaj Sirisë. Takimi u zhvillua gjatë një konference të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe ishte hera e parë që një president amerikan takohet me një president sirian në 25 vjet. Trump e vlerësoi Sharaa-n, duke e cilësuar si një “djalë të fortë” dhe një “luftëtar” me një të kaluar të rëndë. Siç raporton The Guardian, takimi përfaqëson një hap të rëndësishëm në mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Sirisë,…

Read More

Papritur, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes që nga pranvera e vitit 2022, kur negociatat që nisën menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska u ndërprenë. Rruga drejt bisedimeve që pritet të zhvillohen në Turqi më 15 maj ka qenë e shkurtër. Më 7 maj, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës janë prioritet. Më 10 maj, liderët evropianë iu bashkuan presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në thirrjen për një armëpushim tridhjetë ditor që do të fillonte më 12 maj, duke paralajmëruar Rusinë për sanksione shtesë…

Read More

Ka përfunduar çereku i tretë në finalen e madhe të basketbollit mes Trepçës dhe Bashkimit. Ekipi nga Mitrovica është në avantazh ndaj Bashkimit me rezultatin 63-60. Kujtojmë se Bashkimi ishte duke fituar +15 pikë në këtë çerek, por Trepça mori veten dhe e mbylli çerekun e tretë me avantazh +3. Treça avanson serinë e finaleve me rezultatin 2-1. /GazetaBlic Sport

Read More

Policia turke ka arrestuar 97 studentë të martën në Universitetin Bogaziçi të Stambollit për shkak të një proteste kundër një konference të predikuesve islamikë në kampus, ka thënë guvernatori i qytetit. Studentët po protestonin kundër një konference të Nureddin Yildiz, një predikues islamik i cili njihet për pikëpamjet e tij të diskutueshme mbi martesat e hershme. Konferenca ishte organizuar nga një klub studentor i universitetit, raporton Reuters. Gjithsej 97 studentë janë arrestuar kur po përpiqeshin të thyenin një barrikadë policie në kampus, ka thënë guvernatori i Stambollit, Davut Gul të martën vonë, duke shtuar se 13 oficerë policie kanë mbetur…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, nëse kjo do ta bindte homologun e tij rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për paqe mes Kievit dhe Moskës – për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të udhëtojë më 15 maj në Turqi për t’u takuar ballë për ballë me Putinin, pasi ky i fundit bëri thirrje për bisedime…

Read More