Autor: TV News

16 Engjëllusha Salihu është bërë nënë për herë të parë. Pak më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një fotografi të ëmbël të bebit të saj, duke zgjedhur të mos ia zbulojë fytyrën. Ajo ka treguar se djalin e ka quajtur Namer, ndërsa nga fotografia duket qartë lumturia e madhe e Engjit në këtë kapitull të ri të jetës. Me këtë postim, ajo ka ndarë me publikun një nga momentet më të veçanta për të, teksa tashmë po shijon emocionet e të qenit nënë.

Read More

Arben Visoqi, epror i lartë në Policinë e Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është përjashtuar nga puna pas 26 vitesh shërbim. Visoqi i cili është dhëndër i ish-presidentit Hashim Thaci, ka shkruar se vendimi erdhi pas një beteje disa mujore ligjore dhe se ndaj tij është zhvilluar procedurë disiplinore për shkak të postimeve private në Facebook. Ai ka pretenduar se rasti ndaj tij është inicuar pas një ankese anonime dhe ka akuzuar zyrtarë të Policisë së Kosovës për hakmarrje, duke e lidhur këtë me raportimet e tij të mëparshme. “Tani me mbetet ta mbroj te…

Read More

Parlamenti turk ndërmori një “hap të rëndësishëm” këtë javë si pjesë e procesit “Turqia pa Terror”, tha të enjten Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke iu referuar miratimit të Projektligjit për Forcimin e Solidaritetit Kombëtar dhe Kohezionit Social. Komentet e Erdoganit pasuan një takim në kompleksin presidencial me familjet e ushtarëve turq të vrarë në sulmet e kaluara terroriste të PKK-së dhe veteranët. “Këtë javë, Parlamenti ynë ndërmori një hap të rëndësishëm në procesin “Turqia pa Terror” që po ndjekim me qëllim që ta çlirojmë vendin tonë nga plaga e terrorizmit”, tha Erdogan në platformën turke të mediave sociale NSosyal. Projektligji…

Read More

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie. Para fillimit të takimit, Osmani për media tha se deputetët e LDK-së do të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes pritet të dalin me një qëndrim të përbashkët. “Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, deklaroi Osmani. E pyetur për mungesën e deputetëve të LDK-së në Kuvend gjatë zhvillimeve të djeshme, ku PDK-ja dhe Aleanca kërkuan vazhdimin e…

Read More

21 Livia sot po feston ditëlindjen e 30-të, ndërsa këtë ditë të veçantë e ka kaluar në shoqërinë e miqve, me shumë të qeshura dhe momente të bukura. Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte torta e ditëlindjes, mbi të cilën ishte shkruar me humor: “Është koha për Botox”. Bukuroshja duket se e ka pritur me sportivitet hyrjen në dekadën e re, duke e kthyer këtë detaj në një nga momentet më pikante të festës.

Read More

Edhe një pushkë automatike AK-47 është gjetur në pronën e Nenad Rashkoviqit, emri i të cilit është bërë temë debati kohëve të fundit, kryesisht në Serbi. Rashkoviqi ka akuzuar Policinë e Kosovës se e ka keqtrajtuar brutalisht, ndërsa, sipas burimeve të RTK-së, ai është larguar drejt Serbisë për t’iu shmangur arrestimit nën dyshimin për përfshirje në krime lufte. Policia e ka gjetur armën të fshehur në pemë të vjetër, pamjet të cilat i ka siguruar RTK nga Policia e Kosovës. Dyshimet lidhen edhe me pushkën e gjetur në pronën e tij, e cila, sipas burimeve të RTK-së, po hetohet nëse…

Read More

Fehim Sali dyshohet të jetë i arrestuari nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq, shkruan RTK, transmeton Klankosova.tv. Ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes. Po ashtu, dyshohet se merret me ndërmjetësimin për prona…

Read More

Gjermanja Nina Beck ka vizituar sërish Kosovën pas tre vitesh, duke shprehur dëshirën që të rikthehet më shpesh dhe duke veçuar mikpritjen dhe gjallërinë e njerëzve. Nina Beck, një shtetase gjermane që duket se ka krijuar një lidhje të veçantë me Kosovën, është rikthyer në vend pas vizitës së saj të parë para tre vitesh, transmeton albinfo.ch. Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Beck ka qëndruar edhe në Kuvend, ku ka folur për përshtypjet që ka krijuar nga vendi dhe njerëzit e tij. “Kam qenë këtu para 3 vitesh. Më pëlqen Kosova dhe dua të vij më shpesh. Njerëzit janë…

Read More

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci. Sipas Kocit, bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. Koci ka bërë të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar. Avokati ka theksuar se për momentin nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit, duke shtuar se është duke i verifikuar informacionet dhe…

Read More

17 Eurovision nuk do të organizohet më automatikisht nga vendi që fiton konkursin. Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) ka ndryshuar rregullat e garës, duke parashikuar që shteti fitues mund të humbasë të drejtën e organizimit nëse ndodhet në një konflikt të armatosur ose në një situatë të ndjeshme gjeopolitike që mund të ndikojë sigurinë dhe zhvillimin e eventit. Ndryshimi është bërë pjesë e rregullores së re pas rishikimit vjetor të konkursit dhe prek një nga traditat kryesore të Eurovisionit: organizimin e edicionit pasardhës nga vendi fitues. Sipas rregullave të reja, transmetuesi i shtetit fitues mund të shpallet i papërshtatshëm për…

Read More