Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Basketbollisti dhe youtuberi MK sjell spektaklin e streetball-it në Kumanovë

14 Gusht, 2026

Kur diplomacia hesht, flasin armët!

14 Gusht, 2026

Vizitë në Postat e #Maqedonisë së Veriut

14 Gusht, 2026

Paralajmërohet mbyllja e 20 shkollave në Maqedoni

14 Gusht, 2026

Çka ndodh me sheqerin në gjak kur hamë shalqi?

14 Gusht, 2026

Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz

14 Gusht, 2026

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?

14 Gusht, 2026

Nga kufiri Bellanoc–Stançiq, polici Artan Dalipi me mesazh për mërgimtarët

14 Gusht, 2026

Komunikate nga dega e BDI-së Kumanovë

14 Gusht, 2026

Gjigandi gjerman i supermarketeve “LiDL” vjen në Shqipëri. Tronditet tregu i supermarketeve …

14 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 14 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47

TV NewsBy TV News13 Gusht, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Edhe një pushkë automatike AK-47 është gjetur në pronën e Nenad Rashkoviqit, emri i të cilit është bërë temë debati kohëve të fundit, kryesisht në Serbi.

Rashkoviqi ka akuzuar Policinë e Kosovës se e ka keqtrajtuar brutalisht, ndërsa, sipas burimeve të RTK-së, ai është larguar drejt Serbisë për t’iu shmangur arrestimit nën dyshimin për përfshirje në krime lufte. Policia e ka gjetur armën të fshehur në pemë të vjetër, pamjet të cilat i ka siguruar RTK nga Policia e Kosovës.

Dyshimet lidhen edhe me pushkën e gjetur në pronën e tij, e cila, sipas burimeve të RTK-së, po hetohet nëse mund të jetë përdorur në vrasjen e civilëve shqiptarë në një varrezë masive të zbuluar në Kalludër të Zubin Potokut. Në pronën e tij më heret janë gjetur edhe dy armë të tjera.Armën e gjetur, së bashku me gëzhojat e zbuluara në afërsi të varrezës masive në Zubin Potok, aktualisht po e ekzaminojnë ekspertët e Forenzikës në Prishtinë. Ekzaminimet pritet të ndihmojnë në përcaktimin nëse arma është përdorur në rastin në fjalë.

Rashkoviqin dje e ka vizituar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka akuzuar Policinë e Kosovës për, siç ka thënë, ushtrim të dhunës ndaj këtij serbi.

“Vizitova nikoqirin serb Nenad Rashkoviq në Qendrën Klinike të Serbisë, i cili u rrah nga polici i Albin Kurtit, pa arsye, gati për vdekje. Lëndimet janë më të rënda sesa që e kemi pritur…”, ka shkruar Vuçiq.Ndërkohë, në Kalludër të Zubin Potokut është zbuluar një varrezë masive, ku dyshohet se janë varrosur më shumë se 30 shqiptarë, kryesisht intelektualë nga Mitrovica. Deri më tani, tre persona me përkatësi serbe janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në këtë masakër.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më herët se gërmimet mund të zgjasin me muaj, për shkak të shpërndarjes së mbetjeve mortore dhe vështirësive të terrenit.

Kosova, ndërkaq, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i bëjë trysni Serbisë për të bashkëpunuar në zbardhjen e fatit të të vrarëve dhe në identifikimin e vendndodhjeve të mundshme të varrezave masive, përfshirë edhe përmes hapjes së arkivave ushtarake.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1,577 persona, shumica shqiptarë, vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Lexuar: 113

Lajme te ngjashme

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?

Shqiptari shpëton 70-vjeçarin nga mbytja në New Jersey: “Humanizmi nuk ka kufi”

Rritje e madhe e falimentimeve në Zvicër, afro 7,500 kompani në gjashtë muaj

Fonde për lehtësimin e përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni në tre provinca

2,432,444 të huaj jetojnë në Zvicër

Erdogan: Parlamenti turk ka ndërmarrë një ‘hap të rëndësishëm’ si pjesë e procesit ‘Turqia pa Terror’

Lajmet e fundit

Basketbollisti dhe youtuberi MK sjell spektaklin e streetball-it në Kumanovë

14 Gusht, 2026

Kur diplomacia hesht, flasin armët!

14 Gusht, 2026

Vizitë në Postat e #Maqedonisë së Veriut

14 Gusht, 2026

Paralajmërohet mbyllja e 20 shkollave në Maqedoni

14 Gusht, 2026

Çka ndodh me sheqerin në gjak kur hamë shalqi?

14 Gusht, 2026

Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz

14 Gusht, 2026

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?

14 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.