Autor: Suad Avdiu
E përditshmja spanjolle, “El Periodico Espana”, me bazë në Madrid, që është edicioni spanjoll i medias me bazë në Katalonjë, “El Periodico (de Catalunya)”, i ka kushtuar një artikull Kosovës dhe liberalizimit të vizave. “Pak nga pak, Kosova po fiton më shumë njohje përbrenda Bashkimit Evropian. Më e fundit, me fillimin e vitit të ri, ka qenë hyrja në fuqi e marrëveshjes së prillit të kaluar me Parlamentin Evropian që iu mundëson qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë pa viza në Schengen, zona e lëvizjes së lirë që përfshin 23 shtete anëtare të BE-së bashkë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe…
Një sërë tërmetesh të fuqishme që goditën perëndimin e Japonisë kanë lënë të paktën 48 persona të vdekur dhe kanë shkaktuar dëme masive.Autoritetet në Japoni u bënë thirrje njerëzve në disa zona që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut se vendi mund të goditet nga tërmete të tjera të fuqishme. Dridhjet pasuese të tokës kanë goditur prefekturën e Ishikawas dhe zonave përreth një ditë pasi një tërmet i fuqishëm prej 7.6 ballësh goditi këtë zonë. Gjashtëmbëdhjetë të tjerë janë të plagosur rëndë, sipas zyrtarëve. Nga ana tjetër mijëra ndërtesa janë dëmtuar, megjithëse primare për autoritetet aktualisht…
Përveç me aeroplan dhe automjete, qytetarët e Kosovës tashmë kanë nisur të lëvizin pa viza në zonën Schengen edhe me autobus. Disa autobusë janë mbushur me udhëtarë të hënën dhe martën në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, për të udhëtuar në Evropë. Me heqjen e regjimit të vizave nga 1 janari, disa qytetarë tashmë kanë filluar vizitat e tyre të planifikuara tek familjarët në shtetet e Bashkimit Evropian. Qytetarët që kanë zgjedhur të udhëtojnë me autobus kanë mirëpritur liberalizimin e vizave, por theksojnë se çmimet e biletave janë të larta. Daut Krasniqi shprehur i kënaqur për lëvizjen e lirë pa…
Për katër muajt e pranverës Qeveria ngriu e shkriu katër herë çmimet e disa artikujve ushqimore bazë. Duke filluar nga 1 marsi deri më 30 qershor, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë pati ngrirje të një pas njëshme të produkteve ushqimore bazë. Vendimi parë hyri në fuqi më 1 mars që buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë të shitet me çmimin 33 denarë për sasinë 450 gram. Kjo masë erdhi pasi që furrtarët nuk i ulën çmimet e produktit bazë, bukës megjithëse shfrytëzuan energji elektrike të subvencionuar për 3 muaj dhe përfituan nga marzha 5% e TVSH në shitje.…
Rreth 90 për qind e banorëve të BE shprehën të kënaqur me jetën e tyre në qytetin e tyre, sipas Raportit të BE-së 2023 mbi Cilësinë e Jetës në Qytetet Evropiane. Me nga dy qytete secila, Zvicra dhe Danimarka dominojnë në dhjetë listën e parë për sa i përket kënaqësisë së njerëzve me jetën në qytetet e tyre, raporton SchengenVisaInfo.com. Megjithëse kënaqësia në qytetet e BE-së është ulur në krahasim me vitin 2019, raporti nënvizon se ai mbetet i lartë, me nëntë në dhjetë persona të kënaqur. Mes rënies së përgjithshme, rezultatet konfirmojnë atë që tashmë është vërejtur në vitin…
Një të ftohtë polar janë duke e parashikuar meterologët se ditëve në vijim do të mbërthej Ballkanin, por edhe Maqedoninë e Veriut, shkruan Monitor.mk. Sipas modeleve të fundit, depërtimi i ajrit të ftohtë pritet të filloj nga 8 janari i mbrëmjes. “Duke filluar nga data 8 janar 2024, Ballkani e më vonë Maqedonia do të përjetojë një dimër të vërtetë (valë polare dhe borë)! Më shumë detaje rreth mediave, por edhe shtëpive (televizioneve) mediatike në ditët në vijim!”, ka deklaruar meterologu Slavco Popovski./Monitor.mk/
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjesme pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,19 % në raport me vendimin e datës 25.12.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,085 %, te nafta ka ulje mesatarisht 2,120 %, te vaji ekstra i lehtë 2,043% te mazuti 1,589 %, me ç’rast në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë…
Një rrahje masive ka ndodhur në një restorant në një vilë pushimi në qendrën turistike Mavrovë, ka bërë të ditur Policia e Tetovë. Rasti ka ndodhur pas mesnatës, ku nën pranga kanë përfunduar dy të rinj të moshës 19 dhe 18-vjeçare. “Mbrëmë (02-janar) rreth orës 03:10, në Mavrovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë arrestuar personat M.R. (19) dhe T.A. (18) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të raportuar nga personi N.K. (18) nga Shkupi, se është sulmuar fizikisht para një restoranti. Në të njëjtën kohë janë ndaluar edhe personat S.E. (18) dhe G.H. (19), po ashtu…
“Aleanca për Shqiptarët do të fokusohet në vazhdimësi në reformat thelbësore kushtetuese, qëllimi parësor i të cilave është integrimi i shtetit në Bashkimin Evropian. Do të theksoj sërish se këto reforma janë më të rëndësishmet. Ne të gjithë duhet të largohemi prej andej. Pikërisht për këtë, gatishmëria jonë për të formuar një koalicion do të varet nga mbështetja e këtyre ndryshimeve kritike dhe nga një vizion i përbashkët për të ardhmen e vendit tonë në BE. Ne do të bashkëpunojmë vetëm nëse të gjithë i përmbahemi vazhdimisht prioriteteve të këtyre synimeve kombëtare”. Kështu ka deklaruar lideri i ASh-së Arben Taravari…
Fidan Limani është menaxheri i ri i caktuar i SPÖ në rrethin e Lilienfeldit. Ai do të marrë këtë pozicion më 1 Mars, duke pasuar René Schaffhauser. Këshilltari i qytetit të Traisnit, Fidan Limani (28), menaxheri i caktuar i SPÖ, flet në një intervistë për NÖN për vizionet e tij, sfidat aktuale, motivimin personal dhe planet për detyrën e re. NÖN: Ju punoni në një bankë. Pse tani doni të kaloni nga banka në politikë si profesion kryesor? Fidan Limani: Përveç lidhjes sime të thellë me vlerat socialdemokrate, kam ndjekur një trajnim intensiv në Institutin Karl Renner në tre vitet…
