Autor: Suad Avdiu

Shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik, liberalizimin e vizave për kosovarët. Ai shkruan ne platformën X, se heqja e regjimit të vizave, i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme por edhe BE-së. ’’Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave #IntegrimiEuropian’’

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë të gjithë ndihmën e domosdoshme për Japoninë”, kështu ka deklaruar presidenti amerikan Joe Biden. Japonia u godit nga një tërmet 7.5 ballë këtë të hënë, duke shkatërruar dhjetëra ndërtesa dhe lënë të vdekur katër  persona. “Si aleatë e ngushtë Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndajnë një lidhje të thellë miqësore që bashkon popullin tonë. Mendimet tona janë me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, ka thënë ndër të tjera Biden.

Read More

Buci është një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Kosova Ai është përfolur shumë për raportin e tij me Santianën dhe praninë e të fejuarës së tij. Sot, motrat, prindërit dhe Verona i kanë uruar atij festën e Vitit të Ri. Asaj si duket nuk po i pengon raporti i tij me Santianën.

Read More

Vetëm nga sektori i ndërtimtarisë janë larguar rreth 12 mijë punëtorë gjatë vitit të kaluar, e ky fakt është shqetësues thonë nga sindikata e ndërtimtarisë. Kryetari i kësaj sindikate Ivan Peshevski thotë se punëtorët ende nuk janë në pozitën që duhet, ndonëse në vitin që lamë pas arritën një sukses duke nënshkruar marrëveshjen kolektive për të punësuarit në sektorin publik. “Pagat janë vazhdimisht në rritje, por për ne si përfaqësues të sindikatave mendojmë se ende nuk mjaftojnë për të mbajtur punëtorët, duke pasur parasysh se në sektorin e ndërtimit vitin e kaluar janë larguar rreth 12 mijë punëtorë dhe kjo…

Read More

Nga sot Bashkimi Evropian do të kryesohet nga Belgjika. Presidenca e re e BE-së njoftoi se në gjashtë muajt e ardhshëm të kryesimit më Unionin do të punojnë për të mbrojtur sundimin e ligjit, demokracinë dhe unitetin e BE-së, përforcimin e konkurrencës, agjendën e gjelbër, agjendën e zgjeruar sociale, mbrojtjen e njerëzve dhe kufijve, si dhe promovimin e një Evrope globale. Belgjika, për presidencën e saj të trembëdhjetë me BE-në edhe atë gjatë zgjedhjeve evropiane në pranverë, zgjodhi sloganin “Mbroje, përforcoje dhe përgatite veten”. “Ne kemi tre prioritete. Së pari, t’i mbrojmë qytetarët tanë. Së dyti, të përforcojmë ekonominë tonë…

Read More

Shtatëdhjetë e dy vjeçari B.S është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në fshatin Kuçevishtë të Shkupit. Siç informon MPB-ja, rasti është raportuar mëngjesin e sotëm në ora 02:24 në SPB Shkup. “Urgjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.

Read More

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e liberalizimit të vizave. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha tha se kjo është një arritje për t’u përshëndetur dhe plotësisht e merituar. “Një arritje për t’u përshëndetur. Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik”, ka shkruar Berisha. Më tutje ai tha se heqja e vizave në Kosovë është një goditje për Edi…

Read More

Hiç më pak se 1,4 miliardë euro ka arritur vlera e importuar e naftës, benzinës, si dhe duhanit gjatë gjithë vitit 2023. Kjo shumë është gati sa gjysma e buxhetit të shtetit për vitin që tashmë po e lëmë pas. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, nga një janari i këtij viti e deri më 28 dhjetor, në Kosovë janë importuar 727 milionë e 791 mijë litra naftë, e ku baza doganore për naftën e importuar ka qenë 499 milionë e 435 mijë euro, pra gjysmë miliardë euro. Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet…

Read More