Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Durmishi: Arka shtetërore nuk është e zbrazët, kemi hequr akcizën dhe kemi ulur TVSH-në për naftën

2 Tetor, 2026

Mickoski: Von der Leyen më këshilloi që Mucunski të kërkojë takim në Sofje për Korridorin 8 dhe dialogun

2 Tetor, 2026

Marta Kos për Corriere della Sera: Maqedonia e Veriut ende në fazat e hershme të procesit të anëtarësimit në BE

2 Tetor, 2026

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Sllupçani

2 Tetor, 2026

Mbreti Charles nderon me titullin e lartë pedagogun shqiptar, e zgjodhi me mijëra kokave të shkencës nga e gjithë bota

2 Tetor, 2026

Kuçan zbulon bisedën me Millosheviqin: “Sllovenët mund të largohen, kroatët jo” (FOTO)

2 Tetor, 2026

Cili ishte vendimi i kancelarit gjerman, Helmut Kol për luftëtarët e UÇK-së?

2 Tetor, 2026

Putin kërcënon me “të gjitha armët”, Kaliningradi ndez tensionet me NATO-n

2 Tetor, 2026

Mexhiti “godet” Taravarin: “Është bashkuar shumë me Ahmetin, nuk mund t’i ndajmë”

2 Tetor, 2026

Veterani i UÇK-së Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin

2 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 3 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Belgjika merr presidencën e BE-së

Suad AvdiuBy Suad Avdiu1 Janar, 2024 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga sot Bashkimi Evropian do të kryesohet nga Belgjika. Presidenca e re e BE-së njoftoi se në gjashtë muajt e ardhshëm të kryesimit më Unionin do të punojnë për të mbrojtur sundimin e ligjit, demokracinë dhe unitetin e BE-së, përforcimin e konkurrencës, agjendën e gjelbër, agjendën e zgjeruar sociale, mbrojtjen e njerëzve dhe kufijve, si dhe promovimin e një Evrope globale. Belgjika, për presidencën e saj të trembëdhjetë me BE-në edhe atë gjatë zgjedhjeve evropiane në pranverë, zgjodhi sloganin “Mbroje, përforcoje dhe përgatite veten”.

“Ne kemi tre prioritete. Së pari, t’i mbrojmë qytetarët tanë. Së dyti, të përforcojmë ekonominë tonë me norma të qëndrueshme. Prioriteti ynë i fundit është të përgatisim Evropën për të ardhmen”, tha Aleksandar de Kro- kryeministër i Belgjikës.

Procesi i zgjerimit të Unionit nuk është përfshirë si temë kyçe, por përmendet në pjesën e sundimit të ligjit. Aty thuhet se Unioni do të vazhdojë të diskutojë për mënyrën e marrjes së vendimeve lidhur me anëtarësimin e vendeve të reja. Debati kryesor është rreth çështjes së heqjes së unanimitet dhe marrjes së vendimeve me shumicë të kualifikuar.

“Zgjerimi i Bashkimit tonë duhet të na bëjë të gjithëve më të fortë. Prandaj, presidenca është e përkushtuar të mbështesë vendet kandidate në përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me Unionin tonë. Në të njëjtën kohë, do të jetë thelbësore të përgatiten politikat, burimet dhe strukturat vendimmarrëse të Bashkimit për anëtarësimet e ardhshme”, thonë nga Presidenca belge e BE-së.

Përveç Bashkimit Evropian, OSBE-ja prej sot ka presidencë të re. Në Samitin e Shkupit u vendos që ajo të jetë Malta kurse shefi i diplomacisë së vendit, Jan Borg, tha atëherë se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim duhet të fokusohet në përfundimin e luftës dhe ndalimin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Kuçan zbulon bisedën me Millosheviqin: “Sllovenët mund të largohen, kroatët jo” (FOTO)

Putin kërcënon me “të gjitha armët”, Kaliningradi ndez tensionet me NATO-n

150 milionë euro nga BE-ja për hekurudhën drejt Bullgarisë

Shteti amerikan i Kalifornisë njeh Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin si festa zyrtare

“Dimër i nxehtë” në BE: Karburantet mund të marrin flakë në çmime!

‘Politico’: BE-ja përgatit kornizë të re negociuese për katër kandidatë, Maqedonia e Veriut mbetet jashtë – bullgarët në Kushtetutë mbeten kusht

Lajmet e fundit

Durmishi: Arka shtetërore nuk është e zbrazët, kemi hequr akcizën dhe kemi ulur TVSH-në për naftën

2 Tetor, 2026

Mickoski: Von der Leyen më këshilloi që Mucunski të kërkojë takim në Sofje për Korridorin 8 dhe dialogun

2 Tetor, 2026

Marta Kos për Corriere della Sera: Maqedonia e Veriut ende në fazat e hershme të procesit të anëtarësimit në BE

2 Tetor, 2026

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Sllupçani

2 Tetor, 2026

Mbreti Charles nderon me titullin e lartë pedagogun shqiptar, e zgjodhi me mijëra kokave të shkencës nga e gjithë bota

2 Tetor, 2026

Kuçan zbulon bisedën me Millosheviqin: “Sllovenët mund të largohen, kroatët jo” (FOTO)

2 Tetor, 2026

Cili ishte vendimi i kancelarit gjerman, Helmut Kol për luftëtarët e UÇK-së?

2 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.