Autor: Suad Avdiu

“Aleanca për Shqiptarët do të fokusohet në vazhdimësi në reformat thelbësore kushtetuese, qëllimi parësor i të cilave është integrimi i shtetit në Bashkimin Evropian. Do të theksoj sërish se këto reforma janë më të rëndësishmet. Ne të gjithë duhet të largohemi prej andej. Pikërisht për këtë, gatishmëria jonë për të formuar një koalicion do të varet nga mbështetja e këtyre ndryshimeve kritike dhe nga një vizion i përbashkët për të ardhmen e vendit tonë në BE. Ne do të bashkëpunojmë vetëm nëse të gjithë i përmbahemi vazhdimisht prioriteteve të këtyre synimeve kombëtare”. Kështu ka deklaruar lideri i ASh-së Arben Taravari…

Read More

Fidan Limani është menaxheri i ri i caktuar i SPÖ në rrethin e Lilienfeldit. Ai do të marrë këtë pozicion më 1 Mars, duke pasuar René Schaffhauser. Këshilltari i qytetit të Traisnit, Fidan Limani (28), menaxheri i caktuar i SPÖ, flet në një intervistë për NÖN për vizionet e tij, sfidat aktuale, motivimin personal dhe planet për detyrën e re. NÖN: Ju punoni në një bankë. Pse tani doni të kaloni nga banka në politikë si profesion kryesor? Fidan Limani: Përveç lidhjes sime të thellë me vlerat socialdemokrate, kam ndjekur një trajnim intensiv në Institutin Karl Renner në tre vitet…

Read More

Letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt 2024, pavarësisht datës së skadimit. Pas 12 shkurtit dokumentet dhe tabelat e regjistrimit nuk do të jenë më të vlefshme. “Dokumentet e vjetra, pas datës 12.02.2024 nuk do të vlejnë, pavarësisht kur u skadon afati. Domethënë me pasaportë të vjetër nuk mund të kalohet kufiri, me letërnjoftim të vjetër nuk mund të kalohet kufiri dhe as nuk do të pranohet si dokument nëpër institucione dhe me leje të vjetër për vozitje nuk mund të…

Read More

Një aeroplan i Japan Airlines raportohet se ka shpërthyer në flakë pasi u ul në aeroportin Haneda të Tokios të martën, shkruan CNN . Sipas transmetuesit kombëtar NHK, të gjithë personat në bord janë evakuuar në mënyrë të sigurt. Pamjet treguan avionin e pasagjerëve duke lëvizur dhe më pas duke u ndezur zjarr i madh. Aeroplani u pa më pas në një ndalesë me njerëz që përdornin rrëshqitje emergjente për të ikur, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të luftonin flakët në rritje. Sipas NHK, në bordin e avionit kishte rreth 400 pasagjerë dhe ekuipazh.

Read More

Cigaret dhe produktet e tjera të ndryshme të duhanit shtrenjtohen për 2 deri në 4 denarë për shkak të ndryshimeve në ligjin për akciza të miratuara në tetor të këtij viti. Ligji parashikon harmonizimin e normës së akcizës për cigaret me normën minimale të akcizës në BE, si dhe barazimin e peshës së akcizës totale të cigareve në çmimin mesatar të shitjes me pakicë me atë të përcaktuar sipas direktivës së BE-së, përcjell INA. Gjithashtu, projektligji parasheh ndryshimin e neneve të Ligjit për akcizën në pjesën për alkoolin. Ky ndryshim rezulton nga një direktivë e datës 29 korrik 2020 për…

Read More

Që nga e hëna e 1 janarit, makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë. Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të vitit 2023 të Qeverisë serbe. Siç kishte thënë paraprakisht shefi i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, Qeveria e Serbisë mori këtë vendim “për të ndihmuar serbët nga Kosova”. Para mediave, ai ka deklaruar se vendimi është një shtysë shtesë për nismën “Ballkani i Hapur”, që sipas Petkoviqit ua lehtëson jetën serbëve në Kosovë, pasi ata kryesisht përdorin pikëkalimet administrative. Vendimi i…

Read More

Pas shumë viteve, futbolli Shkëndija e Haraçinës sezonin e fundit siguroi ngjitje në Ligën e Tretë. Pas sezonit të shkëlqyeshëm në Ligën e Katërt, kuqezinjtë fituan balotazhin për një kategori më lartë. Ku klub pa dyshim se është një emër i njohur në futbollin tonë vendor. Edhe pse kjo skuadër asnjëherë nuk arriti të luaj në elitën e futbollit vendor, lirisht mund të themi se ishte një fabrikë e prodhimit të futbollistëve kualitativ, që më pas bënë karrierë nëpër skuadra të tjera. Pikërisht për këtë arsye drejtori i Agjencisë për menaxhimin e pronave të konfiskuara, Driton Nebiu, i cili është…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 1 janar se Moska do të intensifikojë sulmet ndaj caqeve ushtarake në Ukrainë, pas një sulmi të paprecedent ukrainas të kryer gjatë fundjavës në qytetin rus të Belgorodit. Sulmi i së shtunës në Belgorod la të vrarë 24 persona dhe 100 të tjerë u plagosën. Ky sulm erdhi pasi Moska kreu një sulm të shkallës së gjerë ndaj qyteteve ukrainase. “Ne do të intensifikojmë sulme. Asnjë krim ndaj civilëve nuk do të kalojë pa u ndëshkuar, kjo është e sigurt”, tha Putin të hënën gjatë një vizite në një spital ushtarak. Ai tha se…

Read More