Autor: Suad Avdiu
Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 36 deri në 43 gradë
Në rrjetet sociale është zbuluar emri i drejtorit të ri ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë, i cili do t’i takojë Lëvizjes Demokratike. Ai është Herolind Sakipi nga Opaja. “Urime shoç postin, e drejtorit! I.SH.P. QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK-KUMANOVË. Suksese e na priftë e m’bara”, ka shkruar miku i tij Sejdi Jahiu.
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar homologun francez Emmanuel Macron dhe gjithë popullin e Francës me rastin e 14 korrikut, Ditës Kombëtare të Francës Osmani përmes një postim në X, ka thënë se Kosova është krenare me partneritetin me Francën dhe pret që lidhjet mes dy vendeve të forcohen. “Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të bazuar në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ne bashkohemi me ju për të festuar këtë ditë të veçantë dhe mezi presim t’i forcojmë lidhjet tona edhe më tej”, ka shkruar mes tjerash presidentja Osmani.
Prokurorja Publike Fatime Fetai ka bërë të ditur se ka marë titullin Doktor Shkencash, pas mbrojtjes së tezës së doktoraturës me temën “Argumenti kryesor në praktikë – sfidat dhe dilemat” në Fakultetin Juridik “Justinian Prima”. Përveç familjes dhe miqve të saj të ngushtë, në mbrojtje e temës ishin të pranishëm dhjetëra kolegë – gjyqtarë, prokurorë, avokatë. Me mbrojtjen e disertacionit, Fetai mori titullin më të lartë akademik – doktor shkencash. Fetai tani është anëtare e Prokurorisë së Lartë-Shkup, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Publike në ekipin e Katica Janevës./Zhurnal
Veteranët nga Kumanova dhe Kosova sibjet do e përkujtojnë legjendën kumanovare, trajnerin Qenan Ameti. “Edhe sivjet na si trajnera të shkollës së futbollit Kf Kumanova se bashku me Adil Ameti dhe Refik Iseni do e përkujtojmë mikun tonë dhe trajnerin Qenan Ameti. Për nder të tij do ketë ndeshje revijale mes tre ekipeve : Veteranët e Reprezentacionit të Kosovës , KFV të Drenices dhe Veteranet nga Kumanova”, njoftuan nga shkolla e KF Kumanova. /Televizioni News
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, ka publikuar emrat e kuadrove nga Kumanova që ka propozuar për drejtorë. Burhan Aliti është propozuar për drejtor te Agjencia për Kontroll të Fluturimeve (M-ANAV), Naime Zeqiri në Agjencisë Tekniko Operative (ATO) dhe Hamid Aliti, drejtor i Burgut të Kumanovës-Këshçani.
Momenti që të gjithë tifozët e Real Madridit e kanë pritur me shumë durim tash e sa vite më në fund ka ardhur. Kylian Mbappe, i cili nënshkroi më herët gjatë këtij viti për madrilenët, do të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i tyre të martën. Administrata e klubit madrilen ka njoftuar se prezantimi i lojtarit do të bëhet më datë 16 korrik në atë që duket se do të jetë një event i jashtëzakonshëm në ‘Santiago Bernabeu’. Përgatitjet janë duke u kryer Siç është zbuluar nga mediat spanjolle, përgatitjet në ‘Santiago Bernabueu’ për prezantimin e fenomenit francez…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN dhe njiherit edhe zv/kryeministri, Izet Mexhiti, para mbledhjes së Trupit Koordinues Politik të VLEN-it, tha se edhe përkundër pushimeve verore, qeveria deri më 22 korrik do të kompletohet, duke përfshirë, emërimin e të gjithë zv/ministrave, drejtorëve dhe sekretarët shtetëror. “Jemi duke përfunduar si koalicon me emërimet me kuadrot më të mira, d.m.th me konsultat në organet partiake, me konsultat edhe brenda partive, sepse nuk jemi të ngurtë, bëjmëe dhe këmbime në funksion, sepse të gjejmë kuadro sa më të mirë, sa më dinjitoz dhe mendoj se deri më 20 apo 22 korrik,…
Shërbimi i urgjencës mjekësore ka evidentuar intervenime për 10 deri në 15 kolapse në ditë, si dhe intervenime për rritje të numrit të aksidenteve në trafik. “Këtë fundjavë kemi ndërhyrë në 10 aksidente, shtatë prej tyre të premten. Kolapse në vende publike – vend pune, stacione autobusi, autobusë, e kështu me radhë, rrëzime nga shkallët, janë gjithsej 15 intervenime, shumica prej të cilave kanë ndodhur në ditë pune, më saktë të premten kemi pasur gjithsej tetë ndërhyrje”, thotë doktori, Rijad Rexhepi në një deklaratë për MIA-n. Nga e premtja deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm kanë pasur gjithsej…
Lideri i ASh-së dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai ka theksuar se ëчshtë koha që secili shtet në botë, të marri në konsideratë seriozisht ndryshimet e mëdha që po ndodhin në shoqërinë tonë para se të jetë vonë. “Diku në orën 18:15 sipas orës amerikane, dje, është hapur zjarr ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump. Trump është plagosur në veshin e tij dhe kjo ka shkatuar hemoragji të madhe, duke sjellë dhe një foto dramatike që tashmë ështê virale, ku ish Presidenti Trump është i gjakosur por rri në këmbë…
