Autor: Suad Avdiu

Prej sot vendoset ndalesë e plotë për lëvizje nëpër pyje. Ndalesa do të vlejë prej orës 06:00 deri në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku nga zjarret pyjore është pakësuar, kumtoi sot pasdite Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Nga atje thonë se me kërkesë të “Pyjeve nacionale” është dhënë pëlqimi për ndalesë të plotë të lëvizjes në pyje dhe tokën pyjore në pajtim me nenin 57, paragrafi 2 nga Ligji për pyjet për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit nga paraqitja e zjarreve pyjore në ambiente të hapura. “Ndalesë e plotë…

Read More

Në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut janë përfshirë dy avionë  “air tractor” dhe një helikopter nga Turqia. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, informoi se sot herët në mëngjes kanë zbarkuar në aeroportin e Shkupit. Në zjarrin në komunën e Novosellës do të ndërhyjnë dy “air tractor” turq së bashku me dy “air tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa një helikopter i policisë herët në mëngjes tashmë ka filluar shuarjen e zjarrit në malin Serta. Së shpejti pritet t’i bashkohet një helikopter i ushtrisë dhe helikopteri turk. Angellov tha se sot…

Read More

Me shtimin e dasmave shtohet edhe përdorimi i armëve dhe fishekzjarrëve në mënyrë të pakontrolluar. Sektori i Punëve të Brendshme ka apeluar qytetarët të kenë kujdes, shkruan Alsat. SPB thekson se dënimet do të jenë të larta për gjithë ata që do shkelin rregullat. “Sektori i Punëve të Brendshme-në Tetovë rikujton se të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin dhe se gjoba lëviz nga 100 deri në 250 euro.  Gjithashtu, varësisht nga pasojat, të shtënat me armë mund të përbëjnë edhe vepër penale si ,,shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për të cilin është paraparë dënim me burg prej…

Read More

Komisioni nga Klinika për Sëmundje të fëmijëve do ta zbardhë rastin e foshnjës tre muajshe nga Saraji. Familja e foshnjës pretendon se është dhunuar nga një punonjëse shëndetësore e Departamentit të Imunologjisë. Infermierja do të tregojë anën e saj të ngjarjes, e cila shkaktoi një reagim publik duke postuar pamjet e foshnjës me mavijosje në krah. Infermierja ka marrë ndihmë dhe mbështetje edhe nga Sindikata e Qendrës Klinike, anëtare e së cilës është. Ata theksojnë se askush nuk duhet të akuzohet para se të provohet fajësia. “Nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i punëtorëve shëndetësorë të Maqedonisë”, thonë…

Read More

Loni, qethësi i deleve nga fshati Lavdar i Korçës, i cili e bën këtë punë prej rreth 30 vitesh tashmë, shprehet se në Greqi ku punon prej kohësh paguhet 3 euro për një kokë deleje për ta qethur. Ai tha gjatë një interviste për media se bashkë me 2 kolegët e tij atje, mund të qethë deri në 300 dele për 6 orë. Gjithsesi, ai tashmë gjendet në Shqipëri për të ndihmuar falas disa të njohurit e tij që kanë dhën. “Jam 44 vjeç, kam qethur që në Lavdar. Në Greqi kam qethur kope të mëdha, në Shqipëri 10-15-20 kokë.…

Read More

Mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë janë konfiskuar nga doganierët në hyrje të vendkalimit kufitar “Tabanoc”, pasi shoferi i autobusit ka tentuar që ilegalisht t’i sjellë në vend pa i deklaruar, përcjell TV21. “I pyetur nga doganierët nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, shoferi deklaroi se mbante vetëm sende personale. Më pas është kryer kontroll i detajuar gjatë të cilit në bagazhin në pjesën e veglave janë gjetur gjithsej 106 parfume, për të cilat shoferi është dashur të paguaj import në vlerë prej 49 mijë denarë. Ndaj udhëtarit është ngritur kallëzim për kundërvajtje për mos…

Read More

Lufta me zjarret në RMV po vazhdon. Shuarja e zjarrit në malin Serta pritet të vazhdojë sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë. Ndërkohë kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se së shpejti arrin ndihma nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi në luftën kundër zjarreve. Ndërkohë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov dje vonë pasdite tha se zjarri vazhdon të digjet në malin Serta dhe se shuarja vazhdon edhe sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. “Vazhdon të digjet. Fatkeqësisht, ne nuk arrijmë të vendosim kontroll mbi të. Terreni është…

Read More

Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 36 deri në 43 gradë. Në Shkup me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 21, ajo maksimale do të arrij në 41 gradë.

Read More

Katër vetura janë përplasur paraditen e sotme në afërsi të stacionit hekurudhor në qendër të Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). “Sot në mëngjes në orën tetë në kryqëzimin e bulevardit “Koço Racin” me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër veturave. Aktualisht po kryhen hetime, nuk raportohet për persona të lënduar”, sqarojnë nga MPB.

Read More