Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

TV NewsBy TV News2 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kjo është vetëm një nga mënyrat se si kadetët e Policisë së Kosovës trajnohen për përdorimin e armës.

Megjithatë zyrtarëve policorë, në veçanti gjeneratave të fundit, armët zyrtare po iu shkrepin padashje, duke shkaktuar edhe pasoja.

Inspektoriati Policor i Kosovës në një përgjigje për Dukagjinin thanë se vitin e kaluar dhe deri tani, kanë trajtuar dy raste kur zyrtarët policorë mbetën të plagosur aksidentalisht, nëri prej të cilëve brenda stacionit policor.

“Ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) gjatë vitit 2024 dhe vitit 2025-së ka trajtuar gjithsej dy (2) raste të policëve që janë plagosur aksidentalisht, njeri rast ka ndodhur ne vitin 2024 ku zyrtari policor nga pakujdesia e përdorimit të armës së zjarrit aksidentalisht plagos kolegen brenda objektit të stacionit policor ndërsa tjetri këtë vit (2025) ku zyrtari policor aksidentalisht plagos vetën”.

Por, përveç për kolegët e veten, zyrtarët policorë rezultuan të rrezikshëm edhe për të afërm nga përdorimi i pakujdesshëm i armëve të zjarrit. 

Korrikun e kaluar,  në fshatin Dubravë të Istogut një 16 vjeçarë aksidentalisht mbeti i vrarë nga një familjar i tij që ishte zyrtar policor, ndërsa në tetor, një zyrtar tjetër plagosi nënën e tij aksidentalisht.

Për gjitha këto raste ish-koloneli i Policisë së Kosovës Refki Morina, thotë se duhet të merren masa qysh në akademi meqë këto raste janë shqetësuse.

“Unë në lidhje me përdorimin e armëve dhe mësimin e përdorimin e armëve në akademi policore mendoj që është mirë të formohet një komision i posaçshëm që të vlerësohet planprogrami i manipulimeve dhe punës më armë”, ka theksuar ai.

Morina është i idesë së vazhdimit të trajnimit të përdorimit të armëve nga zyrtarët policorë edhe pas akademisë.

“Ata duhet të inkorporohen me armën e tyre, dhe arma e tyre të jetë pjesë e punës së tyre, të aktiviteteve të tyre, përkujdesjes së tyre në mënyrë që edhe stresi mos me ndiku që arma me u keqpërdorë ose me u përdorë në mënyrë të paarsyeshme”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë Valdet Hoxha thotë se në lidhje me këto raste janë disa faktorë.

“Duke filluar nga shkurtimi i periudhës trajnuese në total nga 6 muaj në 3 muaj,  po ashtu edhe shkurtimi i orëve trajnuese për armë të punojnësve të rinjë të policisë, pra këta janë faktorët bazik”, ka theksuar ai.

Radhët e Policisë së Kosovës, janë shtuar në vazhdimësi viteve të fundit, ku vetëm me  gjeneratën e fundit i janë shtuar edhe 462 kadet të rinjë.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.