Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

20 Nëntor, 2026

“Jo në emrin tim” dhe veteranët: Kthehemi në shesh nëse ligji vonohet

20 Nëntor, 2026

UEFA e dënon rëndë Kosovën

20 Nëntor, 2026

Sa janë rrogat në Maqedoninë e Veriut ?

20 Nëntor, 2026

Universiada mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor, 2026

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

20 Nëntor, 2026

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

20 Nëntor, 2026

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa

20 Nëntor, 2026

Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

20 Nëntor, 2026

Pas tetë rasteve të vrasjes së grave, sot protestë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 20 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Publikohen katër programe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Shkurt, 2025 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në Gazetën Zyrtare nr. 29 nga 11 shkurti dhe nr. 30 nga 12 shkurti 2025, janë publikuar programet vjetore: Programi për investime në mjedisin jetësor për vitin 2025, Programi për menaxhimin e ujërave për vitin 2025, Programi për mbrojtjen e natyrës për vitin 2025 dhe Programi Vjetor për financimin e menaxhimit të mbeturinave të posaçme për vitin 2025, të cilat, sipas propozimit të MMJPH, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratoi në seancën e 47-të të Qeverisë.

ME PROGRAMIN PËR INVESTIME NË MJEDISIN JETËSOR PËR VITIN 2025 përcaktohen qëllimet dhe ndahen mjete për financimin, kofinancimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera nga fusha e mjedisit jetësor për vitin 2025. Mjetet për realizimin e këtij programi sigurohen nga kompenzimet të cilat janë përcaktuar në nenin 162 të Ligjit për Mjedisin Jetësor dhe janë parashikuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, në një shumë totale prej 871.128.000,00 denarë.

Mjetet janë destinuar për aktivitetet e mëposhtme: Mbështetje për masa dhe aktivitete për realizimin e trajnimeve për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, Mbështetje për masa dhe aktivitete për menaxhimin dhe mbrojtjen e ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mbështetje për masa dhe aktivitete për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, Mbështetje për masa dhe aktivitete për trajtimin e ujërave të ndotura dhe Mbështetje për masa dhe aktivitete për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.

ME PROGRAMIN PËR MENAXHIMIN E UJËRAVE PËR VITIN 2025 përcaktohen mjetet për realizimin e punëve në përputhje me nenin 212 të Ligjit për Ujërat, dhe ato janë për: menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve ujore dhe kompensimin e shpenzimeve për funksionimin e organeve të administratës shtetërore dhe organeve dhe organizatave që kanë kompetenca të përshtatshme në menaxhimin e ujërave, ndërtimin e objekteve të reja dhe mirëmbajtjen dhe përmirësimin e objekteve ekzistuese të furnizimit me ujë publik, ndërtimin e objekteve të reja dhe mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese hidrosisteme dhe sisteme hidromeliorative, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e liqeneve natyrore, mirëmbajtjen e lumenjve, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve për rregullimin e rrjedhave ujore, mbrojtjen nga ndikimet e dëmshme të ujërave (erozion dhe përmbytjet) jashtë vendbanimeve, përgatitjen e planeve për mbrojtje nga përmbytjet dhe ngrica, planeve për mbrojtje nga erozioni dhe përmbytjet, përgatitjen e planeve të përshtatshme për mbrojtje nga ndikime të tjera të dëmshme të ujërave jashtë vendbanimeve, kontrollin e kushteve dhe mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për rezerva uji dhe përdorimin e tyre racional, hulumtime hidrogjeologjike dhe të tjera, përgatitjen dhe organizimin e zbatimit të programit për masa mbrojtjeje të ujërave nga ndotja, monitorimin dhe përcaktimin e gjendjes së sasive dhe cilësisë së ujërave dhe monitorimin e sigurisë së ujit për konsum nga njeriu, krijimin dhe mirëmbajtjen e zonave mbrojtëse dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e ujërave nga ndotja.

Për realizimin e këtij programi, nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, janë siguruar mjete në shumën prej 31.735.000,00 denarë.

ME PROGRAMIN PËR MBROJTJEN E NATYRËS PËR VITIN 2025 përcaktohen aktivitetet që do të realizohen në vitin 2025 për përmirësimin e mbrojtjes së natyrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes implementimit të qëllimeve të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin e Veprimit (2017-2027). Mjetet nga ky program, me një shumë totale prej 77.510.000 denarë, do të sigurohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 dhe nga fondet e donatorëve nga projekti aktual shumëvjeçar “Mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit – Faza 2” të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Mjedisin, në shumën prej 30.750.000 denarë.

Me PROGRAMIN VJETOR PËR FINANCIMIN E MENAXHIMIT TË MBETJEVE TË POSAÇME PËR VITIN 2025 përcaktohen qëllimet dhe ndahen mjete për financimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve kombëtare për mbeturinat e posaçme për vitin 2025. Mjetet për realizimin e këtij programi, në një shumë totale prej 131 milion denarë, janë parashikuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

Sa janë rrogat në Maqedoninë e Veriut ?

Universiada mbarëkombëtare “Çair 2026”

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa

Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

Lajmet e fundit

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

20 Nëntor, 2026

“Jo në emrin tim” dhe veteranët: Kthehemi në shesh nëse ligji vonohet

20 Nëntor, 2026

UEFA e dënon rëndë Kosovën

20 Nëntor, 2026

Sa janë rrogat në Maqedoninë e Veriut ?

20 Nëntor, 2026

Universiada mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor, 2026

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

20 Nëntor, 2026

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

20 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.