Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

20 Nëntor, 2026

“Jo në emrin tim” dhe veteranët: Kthehemi në shesh nëse ligji vonohet

20 Nëntor, 2026

UEFA e dënon rëndë Kosovën

20 Nëntor, 2026

Sa janë rrogat në Maqedoninë e Veriut ?

20 Nëntor, 2026

Universiada mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor, 2026

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

20 Nëntor, 2026

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

20 Nëntor, 2026

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa

20 Nëntor, 2026

Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

20 Nëntor, 2026

Pas tetë rasteve të vrasjes së grave, sot protestë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 20 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Të burgosurit do të kenë sigurim shëndetësor, kërkohet zgjidhje për personelin mjekësor

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Shkurt, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të burgosurit nuk do të trajtohen më në spitale si persona të pasiguruar, por do të kenë sigurim shëndetësor menjëherë me hyrjen në sistemin e burgjeve dhe jo me një muaj vonesë siç ishte më parë, njoftoi sot drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski. Më parë, për shkak të pengesave administrative, të burgosurit regjistroheshin një muaj më vonë, gjë që nënkuptonte se administrata paguante kosto shtesë për ekzaminim të mundshëm të një të burgosuri në muajin e parë të qëndrimit të tij.

“Ajo që kemi bërë është në thelb, kemi digjitalizuar procedurën dhe burgjet nuk do të kenë nevojë të shkojnë në zyrat rajonale dhe të regjistrojnë dhe çregjistrojnë të burgosurit, dhe administrata do të ketë njohuri në bazën e të dhënave të fondit se sa të burgosur të regjistruar duhet të paguajnë sigurimin shëndetësor. Kjo do të kursejë kohë dhe do ta lehtësojë koordinimin”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i FSSHM-së.

Përveç sigurimit shëndetësor, burgjet në vend po përballen edhe me mungesë të personelit mjekësor dhe nga Drejtoria e Ekzekutimit të Sanksioneve thonë se kjo është sfidë për të cilën do të duhet të punohet në periudhën e ardhshme bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ka mungesë të personelit shëndetësor, tani, të mos paragjykoj, janë gjetur zgjidhje dhe për të mos u përsëritur, ka dëshirë që kjo të zgjidhet edhe nga unë, edhe nga ministri Taravari, janë formuar grupe punuese me njerëz nga Drejtoria për ekzekutim e sanksioneve, nga Drejtoria e sanksioneve, nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Fondi Shëndetësor, do ta zgjidhim problemin”, tha Aleksandar Pandov, drejtor i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve.

Me ndryshimin e ligjit për Drejtorinë e sanksioneve në vitin 2019, në burgje u punësua personeli mjekësor, ndërkohë që tashmë stafi i kërkuar për këto institucione përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe një pjesë e madhe e të burgosurve marrin shërbime shëndetësore në qendrat shëndetësore më të afërta. /Alsat.mk

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

Sa janë rrogat në Maqedoninë e Veriut ?

Universiada mbarëkombëtare “Çair 2026”

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa

Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

Lajmet e fundit

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

20 Nëntor, 2026

“Jo në emrin tim” dhe veteranët: Kthehemi në shesh nëse ligji vonohet

20 Nëntor, 2026

UEFA e dënon rëndë Kosovën

20 Nëntor, 2026

Sa janë rrogat në Maqedoninë e Veriut ?

20 Nëntor, 2026

Universiada mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor, 2026

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

20 Nëntor, 2026

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

20 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.