Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, i pranishëm në Kumanovë për një ngjarje të Forumit Rinor, foli ekskluzivisht edhe për TV News, për çështjen që është në interes të banorëve të këtij rajoni. Ai tha se janë duke menduar emrat e kandidatëve të mundshëm për të prirë në Likovë.
“Ende nuk kemi dakordësi definitive, besoj dhe shpresoj që së shpejti do të kemi njëfarë marrëveshje mes nesh”, tha Arben Taravari për TV News.
Televizioni News

