Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nga banka e të akuzuarve në disponim maksimal pranë Ali Ahmetit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së

19 Nëntor, 2026

Android alarmoi për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi?

19 Nëntor, 2026

VLEN: Ahmetit i pengon këputja e lidhjeve me Serbinë

19 Nëntor, 2026

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin në dokumentet personale

19 Nëntor, 2026

Petrova për integrimin e Maqedonisë: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e kushteve për integrimin në BE

19 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

19 Nëntor, 2026

Vaksina ruse kundër kancerit jep shpresë: Pacienti i parë pa metastaza, 120 të tjerë në trajtim

19 Nëntor, 2026

Pamje të reja nga sulmi në Banjskë – zbulohen lëvizjet e grupit serb

19 Nëntor, 2026

Parakalimi i çmendur kthehet në tragjedi! Tre burra vdesin në vend, tre të tjerë përfundojnë të plagosur në Kroaci.

18 Nëntor, 2026

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 19 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Filipçe për REL: Administrata Tramp mund të ndihmojë në zhbllokimin e procesit me BE-në

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Shkurt, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë mandatit të kaluar të Presidentit amerikan, Donald Tramp, u nënshkrua Marrëveshja e Prespës dhe shpresoj se SHBA-të konkretisht mund të ndihmojnë në zhbllokimin e procesit me BE-në, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke dhënë një propozim që, sipas tij, duhet të mendohet nga Qeveria.

“Në kuadër të marrëveshjes për dialog strategjik të gjejë një formë ku SHBA-të konkretisht mund të na ndihmojnë në pjesën e negociatave ose në zhbllokimin. Le të përpiqen që në këtë pjesë të bëjnë diçka dhe nuk dyshoj në mbështetjen që jemi duke e marrë nga SHBA-të” – deklaroi Filipçe.

Lideri socialdemokrat ka rikujtuar se VMRO-DPMNE erdhi në pushtet me dy premtime; ta ndryshojë kornizën negociuese dhe të sigurojë garanca. Por, thotë se nga BE-ja po vijnë sinjale se ndryshimet kushtetuese me veprim të anuluar nuk janë të pranueshme.

Filipçe thotë se nëse Qeveria arrinë të ketë pozita më të mira në negociatat me BE-në, kjo do të mbështetet nga socialdemokratët.

“Ne tani flasim me Brukselin. Me BE-në, jo me Bullgarinë. Por, nëse Qeveria arrinë të fitojë dicka në kuptimin e progresit dhe garancave të mjaftueshme për të ardhmen, ne këtë do ta mbështesim. Duhet të them se po humbim kohë. Tani kemi qeveri politike në Bullgari. Nuk shohim se ka nisma për takime për të përmirësuar pozitat tona. Bëj thirrje që sa më shpejtë Qeveria të bëjë përpjekje, të bëjë diçka që ta dijmë se ku jemi” – tha Filipçe.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, I ka bërë thirrje Qeverisë që seriozisht të miratojë Ligjin e ri Penal, sipas modelit gjerman të gjyqësorit, kurse sipas tij, ky ligj duhet të miratohet sipas rekomandimeve të misionit vlerësues të BE-së dhe agjendës reformuese.

“Kur tashmë kemi diçka në tavolinë, përse të mos punojmë në të? Të bëjmë diçka thelbësore. Ne do të mbështesim çfarëdo reforme në sistemin gjyqësor që do të ketë efekt real. Vlerësojmë se gjithçka tjetër mund të jetë ndonjë truk i Qeverisë, me qëllim që të kalojë ndonjë zgjidhje që nuk do të ketë efekt” – tha Filipçe.

Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, potencon se Qeveria është duke zhvilluar politikë skajshmërisht jo të përgjegjshme në shëndetësi.

Derisa në Klinikën për Onkologji pacientët nuk kanë terapi biologjike dhe zhvillohen përplasje politike, Filipçe thotë se bëhet fjalë për përndjekje politike dhe se minohet besimi në sistemin shëndetësor, duke pohuar se ekziston një mosinteresim total nga ana e menaxhmentit dhe në Ministrinë e Shëndetësisë në pjesën e menaxhimit me Klinikat. /tvklan.mk/

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Nga banka e të akuzuarve në disponim maksimal pranë Ali Ahmetit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së

Android alarmoi për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi?

VLEN: Ahmetit i pengon këputja e lidhjeve me Serbinë

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin në dokumentet personale

Petrova për integrimin e Maqedonisë: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e kushteve për integrimin në BE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Nga banka e të akuzuarve në disponim maksimal pranë Ali Ahmetit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së

19 Nëntor, 2026

Android alarmoi për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi?

19 Nëntor, 2026

VLEN: Ahmetit i pengon këputja e lidhjeve me Serbinë

19 Nëntor, 2026

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin në dokumentet personale

19 Nëntor, 2026

Petrova për integrimin e Maqedonisë: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e kushteve për integrimin në BE

19 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

19 Nëntor, 2026

Vaksina ruse kundër kancerit jep shpresë: Pacienti i parë pa metastaza, 120 të tjerë në trajtim

19 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.