Ditët e fundit, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një rritje të konsiderueshme të konsumit të energjisë elektrike në Kosovë, teksa kriza me energjinë elektrike ka kapluar vendin.
Analisti Viktor Buzhala ka shpjeguar se, ndonëse prodhimi i energjisë elektrike është i mjaftueshëm, dhe importi është i siguruar, rrjetet e transmisionit dhe distributivit po përballen me sfida të mëdha për të përmbushur kërkesën.
“Mungesë të rrymës në dispozicion nuk ka sipas informatave të sakta që i kam unë. Pra prodhimi është ai që është në termocentrale dhe nga prodhuesit vendor. Importi është i siguruar. Mirëpo nuk nuk po e përballon as rrjeti i transmisionit në disa zona, jo në krejt Kosovën e as rrejti distributiv. Nuk është duke e përballur kërkesën në disa zona të caktuara.
Edhe rrjeti distribuim edhe i transmisionit e përballon kërkesën për energji eklektike, por nuk po e përballon kërkesën për energji termike. Energjia eklektike është ajo që prodhohet në termocentral apo në hidrocentral… dhe vendoset ne rrjetin e transmisionit prej nga në rrjetin distributiv dhe shkon të konsumatori. Te konsumatori ka kërkesë për ngrohje, apo kërkesë për shndërrim të energjisë elektrike në energji termike. Edhe ky proces e ngarkon shumë rrjetin”, ka thënë Buzhala.

