Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar letër deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO, informon Tv21.
Në vigjilje të seancës së Gjykatës Kushtetuese, ku pritet të merret vendim mbi kontestimin e Ligjit për Gjuhët, përmes letrës, integristët kërkojnë nga BE-ja NATO dhe SHBA-të që të reagohet me kohë, që të parandalohet vendimet shfuqizuese të Kushtetuese, me qëllim që të ruhet Marrëveshja e Ohrit, në të kundërtën, thonë se do të minohet paqja, do të rrezikohet procesi eurointegrues dhe do të hapet rruga për paraqitje të akterëve destabilizues për vendin.
Në vijim, letra e plotë e BDI-së drejtuar SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s:
Marrëveshja Paqësore e Ohrit, e nënshkruar në vitin 2001, ka qenë një nga marrëveshjet më të suksesshme të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, duke siguruar stabilitet dhe bashkëjetesë në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada. Në thelb të saj qëndron Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, një shtyllë e barazisë që garanton të drejtat gjuhësore dhe reflekton kompromiset delikate që mbështesin paqen në vend.

