Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjendet pa shenja jete një 19-vjeçar në Kaçanik

3 Tetor, 2026

“BOMBA” në 5 qytete: 25 persona në pranga, drogë, kanabis dhe para të sekuestruara!

3 Tetor, 2026

Deputetja Ilire Dauti pjesë e Konferencës ndërkombëtare në Vlorë

3 Tetor, 2026

Alarmi i zbulon hajdutët brenda Market Blerimi, tentuan të vjedhin bankomatin!

3 Tetor, 2026

Raportohet se ky është kushti që Kurti ia ka vendosur Hamzës për t’u miratuar ligji për Gjykatën Speciale në lexim të dytë

3 Tetor, 2026

Bujar Osmani: VLEN-i i ka futur shqiptarët në pozitë inferiore

3 Tetor, 2026

Kryeparlamentari Gashi priti në takim aktorin e mirënjohur, Bajrush Mjaku

3 Tetor, 2026

“Ligjin ia keni borxh UÇK-së”, Haziri thirrje deputetëve nga protesta e 18-të

3 Tetor, 2026

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Mishetiq e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

3 Tetor, 2026

Fluks i lartë turistik

3 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 4 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Defektologu Boletin Zenuni me mesazh për prindërit: Kujdes me teknologjinë fëmijët rrezikojnë të humbasin ndërveprimin real (VIDEO)

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Nëntor, 2024 Emisione Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Po përballemi me një zgjerim të jashtëzakonshëm të përdorimit të teknologjisë smart si celularët, laptopët dhe tabletët, që është bërë një problematikë e pranishme në çdo familje, veçanërisht tek fëmijët tanë. Shpesh në ambiente publike, nuk është e mundur të mos shohësh një fëmijë të ekspozuar për një kohë të gjatë para ekranit të një telefoni apo tableti.

Edhe pse fëmija mund të ketë zhvillim të shëndetshëm në fillim, ekspozimi i tepërt ndaj ekranit dhe përmbajtjes që përçon mund të ndikojë negativisht me kalimin e kohës. Ky fenomen është përshkruar shpesh si “autizëm i rremë.” Fëmija, në thelb, është i shëndetshëm, por për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj një burimi të vetëm informacioni, ai mund të zhvillojë sjellje që ngjajnë me ato të autizmit.

Një nga gabimet e prindërve është që, pa dashur, i lavdërojnë këto sjellje, duke menduar se fëmija ka arritur një zhvillim të jashtëzakonshëm, si për shembull kur një fëmijë dyvjeçar flet anglisht. Kjo, në realitet, është një problem që mund të ndikojë në aftësitë e tij të zhvillimit të gjuhës dhe të ndërveprimit shoqëror.

Nëse fëmija ekspozohet vetëm ndaj përmbajtjes digjitale dhe nuk ndërvepron në mënyrë të drejtpërdrejtë me botën rreth tij, ai nuk arrin të zhvillojë komunikimin e duhur dhe mund të krijojë një mjedis të rremë rreth vetes.

Kjo çështje është e rëndësishme për prindërit, të cilët duhet të bëjnë përpjekje për të kaluar të paktën 30 minuta në ditë me fëmijët e tyre, duke luajtur ose duke komunikuar me ta. Kjo kohë e kaluar së bashku është një pasuri e vërtetë dhe kontribuon në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Një aspekt tjetër i kësaj problematike është komunikimi me prindërit.

Shpeshherë, jo të gjithë prindërit janë të gatshëm ta pranojnë se ekziston një problem me fëmijën e tyre. Jemi me fat kur kemi përballë prindër të cilët e pranojnë situatën dhe janë të gatshëm të punojnë së bashku për të ndihmuar fëmijën. Por, nga ana tjetër, ka edhe prindër që përballen me vështirësi emocionale dhe nuk e pranojnë lehtë se fëmija i tyre mund të ketë nevojë për ndihmë.

Mesazhi kryesor i imi është që, në qoftë se shohin fëmijën e tyre që po shfaq një sjellje të pazakontë, që nuk përkon realisht me moshën e vet, të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë prej profesionistëve të këtyre fushave.

Gazetare Abibe Qaili /Televizioni News

 

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

“BOMBA” në 5 qytete: 25 persona në pranga, drogë, kanabis dhe para të sekuestruara!

Deputetja Ilire Dauti pjesë e Konferencës ndërkombëtare në Vlorë

Alarmi i zbulon hajdutët brenda Market Blerimi, tentuan të vjedhin bankomatin!

Bujar Osmani: VLEN-i i ka futur shqiptarët në pozitë inferiore

Kryeparlamentari Gashi priti në takim aktorin e mirënjohur, Bajrush Mjaku

Sami Morina zgjidhet kryetar i ri i OEMVP-së

Lajmet e fundit

Gjendet pa shenja jete një 19-vjeçar në Kaçanik

3 Tetor, 2026

“BOMBA” në 5 qytete: 25 persona në pranga, drogë, kanabis dhe para të sekuestruara!

3 Tetor, 2026

Deputetja Ilire Dauti pjesë e Konferencës ndërkombëtare në Vlorë

3 Tetor, 2026

Alarmi i zbulon hajdutët brenda Market Blerimi, tentuan të vjedhin bankomatin!

3 Tetor, 2026

Raportohet se ky është kushti që Kurti ia ka vendosur Hamzës për t’u miratuar ligji për Gjykatën Speciale në lexim të dytë

3 Tetor, 2026

Bujar Osmani: VLEN-i i ka futur shqiptarët në pozitë inferiore

3 Tetor, 2026

Kryeparlamentari Gashi priti në takim aktorin e mirënjohur, Bajrush Mjaku

3 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.