Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Propozim i veçantë, atletja pejane fejohet me gazetarin e njohur

11 Shtator, 2026

Skandaloze: Shqiptaret e diaspores ndalohen n Mal të Zi, forca të shumta policie ne kufi

11 Shtator, 2026

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, presidenti serb njofton dhe dorëheqjen nga posti

11 Shtator, 2026

Përqafimi, çelësi i një shëndeti të mirë mendor edhe fizik

11 Shtator, 2026

Ramabaja për Baton Haxhiun: Nuk është thjesht kundër Kurtit, “çfarë agjende politike po artikulohet përmes tij?”

11 Shtator, 2026

Edi Rama shkarkon Ministrin e Brendshëm, ja kush e zëvendëson

11 Shtator, 2026

Sulm rus me dron në një qendër tregtare në Ukrainë, 5 të vrarë dhe 67 të plagosur

11 Shtator, 2026

Edita Doli si nuse, merr gjithë vëmendjen me fustan të kuq

11 Shtator, 2026

Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian

11 Shtator, 2026

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë – ndalohen dy person

11 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 12 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran

TV NewsBy TV News13 Tetor, 2024 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në instrastruktrës ushtarake dhe të energjisë.

Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura ngha Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të përgjigjet ndaj sulmit të Iranit, të kryer më 1 tetor, i cili ka nisur si shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve ushtarak izraelite në Gazë dhe Liban, si dhe vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Nuk ka sinjale që Izraeli do të shënjestrojë zonat bërthamore, apo të kryejë vrasje individuale, ka raportuar NBC, duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti.

Sipas raportimeve, Izraeli ende nuk ka marrë vendim përfundimtar se kur dhe si të veprojë.

Konflikti në mes të Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut ka nisur një vit më parë, kur Hezbollahu ka nisur të lëshojë raketa në veri të Izraelit, pas nisjes së luftës në Gazë.

Hezbollahu ka thënë të dielën se është duke luftuar forcat izraelite që po tentojnë të infiltrohen në fshatin Ramja, në jug të Libanit.

Ushtria izraelite, në anën tjetër, ka thënë se vazhdon operacionet në jug të Libanit për të shkatërruar “infrastrukturën terroriste”./Radio Evropa e Lire

Lexuar: 13

Lajme te ngjashme

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, presidenti serb njofton dhe dorëheqjen nga posti

Sulm rus me dron në një qendër tregtare në Ukrainë, 5 të vrarë dhe 67 të plagosur

SHBA-ja shënon 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit

32-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjermani, paguan 639 euro dhe shmang burgun

Rritja e pozitës financiare do realizohet përmes politikash të koordinuara dhe efektive

Mali i Zi kërkon anëtarësim të plotë në BE: Nuk e pranojmë statusin e një anëtari të dorës së dytë

Lajmet e fundit

Propozim i veçantë, atletja pejane fejohet me gazetarin e njohur

11 Shtator, 2026

Skandaloze: Shqiptaret e diaspores ndalohen n Mal të Zi, forca të shumta policie ne kufi

11 Shtator, 2026

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, presidenti serb njofton dhe dorëheqjen nga posti

11 Shtator, 2026

Përqafimi, çelësi i një shëndeti të mirë mendor edhe fizik

11 Shtator, 2026

Ramabaja për Baton Haxhiun: Nuk është thjesht kundër Kurtit, “çfarë agjende politike po artikulohet përmes tij?”

11 Shtator, 2026

Edi Rama shkarkon Ministrin e Brendshëm, ja kush e zëvendëson

11 Shtator, 2026

Sulm rus me dron në një qendër tregtare në Ukrainë, 5 të vrarë dhe 67 të plagosur

11 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.