Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Propozim i veçantë, atletja pejane fejohet me gazetarin e njohur

11 Shtator, 2026

Skandaloze: Shqiptaret e diaspores ndalohen n Mal të Zi, forca të shumta policie ne kufi

11 Shtator, 2026

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, presidenti serb njofton dhe dorëheqjen nga posti

11 Shtator, 2026

Përqafimi, çelësi i një shëndeti të mirë mendor edhe fizik

11 Shtator, 2026

Ramabaja për Baton Haxhiun: Nuk është thjesht kundër Kurtit, “çfarë agjende politike po artikulohet përmes tij?”

11 Shtator, 2026

Edi Rama shkarkon Ministrin e Brendshëm, ja kush e zëvendëson

11 Shtator, 2026

Sulm rus me dron në një qendër tregtare në Ukrainë, 5 të vrarë dhe 67 të plagosur

11 Shtator, 2026

Edita Doli si nuse, merr gjithë vëmendjen me fustan të kuq

11 Shtator, 2026

Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian

11 Shtator, 2026

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë – ndalohen dy person

11 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 12 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sylvinho: Do të jetë një sfidë e vështirë ndaj Çekisë, do të japim më të mirën

TV NewsBy TV News10 Tetor, 2024 Sport Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar situatën para Çekisë. Transferta çeke luhet nesër në orën 20:45 dhe vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.

Konferenca e plotë nga Sylvinho:

“Përshëndetje! Do të jetë një sfidë e vështirë, ka tranzicione shumë të mirë, ka mesfushorë të mirë Çekia, ne vijmë të luajmë, kemi bërë tre ditë stërvitje. Asnjë trajner nuk futet në fushë për barazim dhe ne do të japim më të mirën. Jam si gjithmonë, me Kombëtaren është diccka që të konsumon, edhe është e vështirë për të përgatitur sfidën.

Kjo është jeta e një trajneri duke menduar dhe punuar. Kemi dy transferta kemi pak kohë për tu përgatitur për garën, jemi të bindur për skuadrën që do të zgjedhim, formacionin e kemi pak a shumë gati, na pret një ndeshje e bukur, nuk ka shumë kohë për të humbur kemi pasur sesione videosh, por jemi të bindur që do të japim më të mirën, u shpreh fillimisht Silvinjo.

Mungesat në sulm– “Po flasim për sulmues 9. Një muaj para kishim Manaj dhe jo Dakun, tani e kundërta. Janë lojtarë të fortë por me karakteristika të ndryshme. Kujtohem që në ndeshjet e shtatorit, Manaj i lodhur në ndeshjen e dytë po kjo është puna e stafit dhe trajnerit për të gjetur zgjidhje. I gjithë stafi punon me kohë të zgjatur, dhe nuk punon me vetëm 23 lojtarë është një listë prej 60 lojtarësh që i ndjekim. Këtë herë kemi marrë Tucin që është lojtar i mirë dhe fizik. Ka ardhur në Tiranë menjëherë pas ftesës. Është lojtar interesant, që ka mundësi për të shpalosur veten. Nuk ka rëndësi sa luan. Kjo është ajo që duhet të bëjë stafi, të punojë në rastet kur kemi vështirësi”.

“Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e kryem stërvitjen zyrtare në Tiranë, thjesht për arsye logjistike. Ne kishim në fluturim që duhet të ishim këtu në 5 dhe që mos kishim arsye të humbisnim stërvitjen pasi biseduam, vendosëm ta kryenim atje. Ne kemi një qendër shumë të bukur atje. Nuk i kam kërkuar Laçit të më japë informacione por do ta pyes sot, nëse nuk më përgjigjet nuk do të luajë, nëse do të përgjigjet do të luajë”, tha më pas Silvinjo.

Shqipëria para syve të Çekisë– “Për kundërshtarin, kur flasim themi që është ekip i vështirë, i ashpër dhe luan në nivele të larta. Ne jemi rritur vitet e fundit, duhemi më tepër. Kemi lojtarë të mirë që po luajnë në nivele të larta. Kemi Bajramin që shkoi te Rejnxhërs. Mendoj se do të kemi ndeshje shumë të bukur. Nuk mendoj se ka sens inferioriteti. Nëse shohim çekët ato kanë bërë kompeticione, ne po rritemi. Nuk dua të paralelizma, ky është rrugëtimi im kështu që do të shohim si do eci”.

Goli kundër Spartës në Pragë para 24 viteve nga Sylvinho– “Ka pasur emocione, ndeshje e bukur. Koha kalon shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim për ta jetuar dhe për të bërë mirë. Ka qenë kohë e bukur tani që e kujtoj. E njoh trajnerin kundërshtar, është i mirë. Të dy do donim të ishim në fushë, por jemi pak të vjetër për atë gjë“, e mbylli konferencën Silvinjo.

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

Daut Beqiri: Haraçina në mbështetje të “Çlirimtarëve”: Bashkë për shkëndijën, bashkë për sportin!

Rashid dhe Murati i japin Bashkimit tri pikët e para në kampionat

Lionel Messi njofton pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës

Tallje me Mladic/ Pamje të pazakonta në Serbi, tifozët e Novi Pazarit mbushin fushën me pampersa

Lorik Cana shoqëron sportistët e Shqipërisë dhe të Kosovës në vizitë fshatit arbëresh

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të Ratko Mlladiçit

Lajmet e fundit

Propozim i veçantë, atletja pejane fejohet me gazetarin e njohur

11 Shtator, 2026

Skandaloze: Shqiptaret e diaspores ndalohen n Mal të Zi, forca të shumta policie ne kufi

11 Shtator, 2026

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, presidenti serb njofton dhe dorëheqjen nga posti

11 Shtator, 2026

Përqafimi, çelësi i një shëndeti të mirë mendor edhe fizik

11 Shtator, 2026

Ramabaja për Baton Haxhiun: Nuk është thjesht kundër Kurtit, “çfarë agjende politike po artikulohet përmes tij?”

11 Shtator, 2026

Edi Rama shkarkon Ministrin e Brendshëm, ja kush e zëvendëson

11 Shtator, 2026

Sulm rus me dron në një qendër tregtare në Ukrainë, 5 të vrarë dhe 67 të plagosur

11 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.