Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Halim Hyda: Përgjegjësia Politike dhe Institucionale

9 Shtator, 2026

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për 53 milionshin

9 Shtator, 2026

AfD dëshiron ta ndryshojë rrënjësisht Gjermaninë: Ja çfarë përmban programi i tyre dhe ku është Kosova

9 Shtator, 2026

“Himni nuk mbulon dështimet” – ASH godet Stefkovskin për vendimin në shkollat e Gazi Babës

9 Shtator, 2026

Deklarata skandaloze e Simiqit, Osmani: Nuk kam votë për nënkryetarin e Listës Serbe

9 Shtator, 2026

Haxhiu i vendos kufirin Simiqit: “Tërhiqe fjalën!” – seanca shpërthen në përplasje

9 Shtator, 2026

Iseni takim me rektorin e UT, Kushtrim Ahmeti: Hapet mundësia për punësimin e studentëve ekselentë

9 Shtator, 2026

Një sfilatë ndryshe/ Ushtarët ukrainas me amputime sfidojnë pasarelat e modës

9 Shtator, 2026

Albulena Haxhiu sërish zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

9 Shtator, 2026

“UÇK na bashkon” PDK vendos logon në foltoren e Kuvendit të Kosovës

9 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 9 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kina dhe Koreja e Veriut zotohen për thellimin e bashkëpunimit

TV NewsBy TV News6 Tetor, 2024 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Veriut janë zotuar që të thellojnë bashkëpunimin dypalësh, teksa më 6 tetor këto dy shtete kanë shënuar 75-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike, raportoi media shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA.

“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të raporteve mes Kinës dhe Koresë së Veriut”, tha presidenti kinez, Xi Jinping, në mesazhin dërguar liderit verikorean, Kim Jong Un.

Xi tha se Kina është e gatshme “të shkruajë një kapitull të ri” në raportet mes dy vendeve, duke forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë së Veriut. Të dyja shtetet kanë një histori të bashkëpunimit që daton nga mbështetja që Pekini i kishte dhënë Phenianit gjatë Luftës Koreane të viteve 1950-1953, që rezultoi me krijimin e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Por, Kina reagoi me kujdes në qershor, kur Kim thelloi raportet me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë këtij viti, Koreja e Veriut dhe Rusia kanë nënshkruar një traktat strategjik, që përfshin edhe elemente të mbrojtjes së përbashkët.Ndërkaq, në mesazhin e tij dërguar Xisë, Kim u zotua për “konsolidimin dhe zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunuese mes dy shteteve, ashtu siç kërkohet nga epoka e re”.

Koreja e Veriut pritet që të ndryshojë Kushtetutën e saj për të hequr dorë nga qëllimi i kamotshëm për bashkim paqësor me Jugun dhe për të ripërcaktuar kufijtë me Korenë e Jugut. Kjo lëvizje, sipas ekspertëve, mund të përshkallëzojë tensionet në Gadishullin Korean. Për këto ndryshime, Parlamenti i Koresë së Veriut do të mblidhet të hënën, më 7 tetor.

Në janar, lideri verikorean kërkoi ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që Koreja e Jugut të shihet si “armiku kryesor”, duke shtuar se Koreja e Veriut duhet të planifikojë “pushtim dhe rimarrje” të Koresë së Jugut në rast të një lufte.

Ka shqetësime se Koreja e Veriut mund të kërkojë bashkimin me forcë, përfshirë edhe përmes përdorimit të armëve bërthamore.

Kim ka kërcënuar disa herë se nuk do të hezitojë të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i saj, Shtetet e Bashkuara./Radio Evropa e Lire

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

AfD dëshiron ta ndryshojë rrënjësisht Gjermaninë: Ja çfarë përmban programi i tyre dhe ku është Kosova

Tërmet politik në Gjermani: Fitore historike e AfD-së, rënie e CDU-së

Austria nis ndalimin e hixhabit në shkolla, vendos gjoba deri në 800 euro

Houthit sulmojnë objektet energjetike në Arabinë Saudite, mbi 70 të plagosur

Ngushëllimet për familjen e Mlladiç ‘trazojnë’ Podgoricën, Forumi Shqiptar kërkon shkarkimin e Mandiç

Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku synojnë mandatin e dytë në Parlamentin e Suedisë

Lajmet e fundit

Halim Hyda: Përgjegjësia Politike dhe Institucionale

9 Shtator, 2026

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për 53 milionshin

9 Shtator, 2026

AfD dëshiron ta ndryshojë rrënjësisht Gjermaninë: Ja çfarë përmban programi i tyre dhe ku është Kosova

9 Shtator, 2026

“Himni nuk mbulon dështimet” – ASH godet Stefkovskin për vendimin në shkollat e Gazi Babës

9 Shtator, 2026

Deklarata skandaloze e Simiqit, Osmani: Nuk kam votë për nënkryetarin e Listës Serbe

9 Shtator, 2026

Haxhiu i vendos kufirin Simiqit: “Tërhiqe fjalën!” – seanca shpërthen në përplasje

9 Shtator, 2026

Iseni takim me rektorin e UT, Kushtrim Ahmeti: Hapet mundësia për punësimin e studentëve ekselentë

9 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.