Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura, Republika po mbahet peng nga Kurti

17 Gusht, 2026

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

17 Gusht, 2026

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive

17 Gusht, 2026

Trump paralajmëron goditje të reja ndaj Iranit

17 Gusht, 2026

Zajmina Vasjari, si rrallë herë i shfaq fëmijët në publik

17 Gusht, 2026

Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, vendi shkon në zgjedhje të reja

17 Gusht, 2026

Mbi 800 dronë kundër Moskës. Tymi mbulon kryeqytetin e Rusisë, 12 viktima

17 Gusht, 2026

Felix Magath viziton varret e familjes Jashari

17 Gusht, 2026

Llojan, rrezik në kalimin hekurudhor! Banorët kërkojnë tra dhe sinjalistikë të re

16 Gusht, 2026

Struga Trim Lum mposhti Vardarin

16 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 17 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

RMV, ekspozim më të madh ndaj korrupsionit kanë Ministria e Arsimit, e Mjedisit dhe MPB-ja

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Korrik, 2024 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ) sot publikoi dokumentin për rangimin e Qeverisë, ministrive dhe komunave në bazë të 32 treguesve për performansat për parandalim të korrupsionit në prokurimet publike. Institucionet janë të ranguara në tre zona – e kuqe, e verdhë dhe zona e gjelbër, varësisht nga pikët e fituara për mënyrën se si ato i zbatojnë prokurimet publike. Niveli maksimal i mbrojtjes është e paraqitur me 100 %, ndërsa niveli me aspak mbrojtje nga korrupsioni është paraqitur me 0 %. Asnjëri institucion nuk është në zonën e gjelbër të nivelit të lartë të mbrojtjes nga korrupsioni, me realizim të performansave për parandalim të korrupsionit prej më tepër se 80 %, transmeton Portalb.mk.

4 ministri dhe 43 komuna gjenden në zonën e kuqe, përkatësisht procedurat e tyre për prokurime publike zbatohen me nivel të ulët të mbrojtjes nga korrupsioni për shkak se këto kanë fituar më pak se 50 %.

“Ekspozimin më të madh ndaj korrupsionit e kanë Ministria për Arsim dhe Shkencë, Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Ministria për Punë të Brendshme si dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive”, thuhet në dokument.

Te grupi i komunave, niveli më i ulët i realizimit të performansave për parandalim të korrupsionit në prokurimet publike është konstatuar në komunën Kratovë dhe komunën Gostivar. Në zonën e kuqe është edhe Qyteti i Shkupit, si dhe 40 komuna tjera.

Performansat më të larta për parandalim të korrupsionit janë konstatuar në Ministrinë për Mbrojtje dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi me Ujëra, me një nivel prej 72 % në realizimin e performansave për parandalim të korrupsionit. Te komunat, realizimin më të lartë të performansave për parandalim të korrupsionit në prokurimet publike e ka Komuna e Kavadarit, edhe atë deri 70 %, si dhe komunat Veles dhe Probishtip me 66 %.

Niveli i ulët i mbrojtjes, nuk nënkupton doemos që ka korrupsion në prokurimet publike të institucionit konkret, por se nuk ndërmerren të gjitha masat e mundshme, të cilat duhet të parandalojnë korrupsionin dhe si rrjedhojë, më e madhe është mundësia që në këto institucione të ndodh korrupsion.

Ky rangim është përpunuar në kuadër të programit “Qytetarët kundër korrupsionit”, i përkrahur nga USAID.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mbetet një regjim hibrid në raportin e fundit të Freedom House “Kombet në tranzit”. Freedom House në atë kategori vendos 11 vende, të cilat kanë karakteristika të autokracisë dhe demokracisë. Për shkak se ato nuk i përkasin plotësisht asnjërit bllok, institucionet e tyre janë të cenueshme, gjë që në vitin 2023 ka çuar në më shumë regres sesa avancim, thuhet në raport.

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Llojan, rrezik në kalimin hekurudhor! Banorët kërkojnë tra dhe sinjalistikë të re

Zvicra dëbon 35-vjeçarin nga Maqedonia

Kush do ta zëvendësojë Ali Ahmetin: Bujar Osmani apo Arbër Ademi?

LSH: Qëndrimet e Janevskës dëshmojnë hovin e kësaj qeverie kundër arsimit shqip

Në Haraçinë shënohet rasti i parë i Etheve të Nilit Perëndimor

Nxënësit shqiptarë të Idrizovës pa mësim në shqip nga klasa e gjashtë

Lajmet e fundit

Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura, Republika po mbahet peng nga Kurti

17 Gusht, 2026

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

17 Gusht, 2026

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive

17 Gusht, 2026

Trump paralajmëron goditje të reja ndaj Iranit

17 Gusht, 2026

Zajmina Vasjari, si rrallë herë i shfaq fëmijët në publik

17 Gusht, 2026

Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, vendi shkon në zgjedhje të reja

17 Gusht, 2026

Mbi 800 dronë kundër Moskës. Tymi mbulon kryeqytetin e Rusisë, 12 viktima

17 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.