Ndarja e humoristit të njohur Bes Kallaku nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka qenë një nga ngjarjet më të përfolura në botën e showbizit shqiptar.Së fundmi, zërat në rrjet kanë filluar të qarkullojnë me aludime se humoristi Bes Kallaku ka rigjetur dashurinë.Protagoniste e këtyre aludimeve është Çiljeta Kormuzi, ish-konkurrentja e njohur e emisionit të dashurisë “Përputhen”.Fansat kanë vënë re një afërsi të shtuar ndërmjet dyshes, e cila ka nxitur spekulimet për një lidhje të mundshme.Pikënisja e këtyre aludimeve duket të jenë disa foto në rrjetet sociale, ku Bes Kallaku dhe Çiljeta Kormuzi shfaqen në të njëjtat vende në Bruksel.

