Dy persona kanë mbetur të lënduar në një përplasje mes një skuteri dhe një makine në rrugën “11 Nëntori” në Kumanovë.
Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur dje në ora 15:30 në rrugën “11 Nëntori” në Kumanovë, në mes të motoçikletës të tipit “Aprilia” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.R.(19) nga Kumanova dhe automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Kumanovës nga F.Z (22) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës.
“Në aksident janë lënduar rëndë drejtuesi i mopedit dhe pasagjeri i tij H.Lj.(19) nga Kumanova, të cilët janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë.
“Është kryer kontroll nga ekipi inspektues i MPB-së Kumanovë”, njofton MPB.Përcell Kumanovo News

