Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka njoftuar se koalicioni VLEN ka arritur të grumbullojë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e Arben Taravarit për president të shtetit. Gashi shton se u dëshmua edhe njëherë se populli është me ta. “Të dashur mbështetës të koalicionit VLEN, falë mbështetjes suaj gjithëpërfshirëse, nënshkrimet për kandidaturën e z. Arben Taravari për president të RMV-së e kanë tejkaluar numrin 10.000. Edhe njëherë dëshmuam se populli është me ne dhe se ia VLEN të jesh në anën e duhur në këtë çast. Ju faleminderit 10 mijë herë. Vazhdojmë drejt fitores!”, ka shkruar Afrim Gashi.

