Në vazhdim të serisë së vizitave në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vëllim dukshëm të shtuar të punës konsullore, sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani po qëndron në ambasadën në Bernë të Zvicrës.
Në këtë Ambasadë, krahas shërbimeve të tjera konsullore për qytetarët tanë, stacioni bazë bën foto dhe merr të dhëna biometrike për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, ndërsa nga sot vihet në funksion edhe një stacion celular shtesë paralel me stacionin bazë.

