Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tragjedi në Gjermani, 15-vjeçari me veturën e babait përplaset me mjetet e punës – dy të vdekur

20 Gusht, 2026

Iseni: Është vënë në funksion aplikacioni „Qytet i Sigurt“ për automjetet me targa të huaja

20 Gusht, 2026

Arsenali i armëve u kap përreth zonave të varrezave masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026

Ndryshimet klimatike mund të trefishojnë sipërfaqet e përfshira nga zjarret në Evropë

20 Gusht, 2026

Azizi: BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme

20 Gusht, 2026

Terren i vështirë për ndërhyrje, zjarrfikësit lokalizojnë edhe një vatër të dytë zjarri

20 Gusht, 2026

Pjesët kockore të ekspozuara nga erozioni çuan te varreza masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026

Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale

20 Gusht, 2026

Hair Style Noli: 20 vjet karrierë dhe përkushtim – Shenoll Shaqiri

20 Gusht, 2026

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

20 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 21 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Të sëmurët me dokumentacion të rregullt do të marrin pasaportë jashtë procedure

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Shkurt, 2024 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pacientët të cilët nuk i kanë dokumentet e duhura të udhëtimit për të shkuar për mjekim, do t’i marrin me dokumentacion përkatës të bashkangjitur dhe pa pritje, paralajmëroi ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në Veles, pas reagimeve të pacientëve të cilëve u nevojitet intervenim shëнdetësor jashtë shtetit, ndërsa nuk kanë pasaporta të reja me emrin Maqedonia e Veriut, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.

“Për këta persona çdoherë ka pasaporta. Ata mund të hyjnë në kontakt me cilindo qoftë të punësuar nga Ministria, kudo qoftë në vend, këta persona me dokumentacion mjekësor do të marrin dokumente personale në afati më së shkurtër dhe jashtë çfarëdo lloj procedure”, tha Toshkovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai shtoi se edhe elaborimi i tij për patentat e shoferëve dhe librezat e trafikut.

“Në seancë të Qeverisë u vendos që patentat e vlefshme të shoferëve dhe librezat e trafikut që ndërrimi me emrin e ri të jetë falas. Unë thash se ky nuk është vendim i drejtë. Sepse një numër i madh i qytetarëve i kanë ndërruar këto dokumente, ndërsa i kshi me afat të paskaduar dhe i vendosim në pozitë jo të barabartë. Në seancë u tha se në mënyrë plotësuese kjo do të shqyrtohet. Do të ishte mirë që të përfshiheshin të gjithë qytetarët, të gjithë t’i merrnin falas, e jo vetëm ata që tani i ndërrojnë patentat e vlefshme të shoferit. Por, opinioni duhet ta dijë se taksa administrative ka mbetur, nuk paguhet vetëm formulari”, tha Toshkovski.

Qëllimi primar i vizitës së tij në Veles ishte zgjidhja e problemit me kaosin para sektorit për punë të qytetarëve, ku aplikojnë dhe jepen dokumentet personale.

“Me gjasë të madhe përzgjedhja se ku të jepen dokumentet e gatshme do të jetë kjo hapësirë, ku zkarrfikësit kishin aktivitete sportive. Përzgjedhja është për shkak të resurseve njerëzore, teknike, por edhe afërsinë e hapësirës ku fotografohen qytetarët për dokumente të reja”, tha kryetari i Komunës së Velesit Marko Kolev, i cili këto hapësira komunale ia lëshoi për përdorim të përkohshëm MPB-së.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të këtij viti. Pas kësaj date, tani qytetarët me pasaporta të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

Lexuar: 10

Lajme te ngjashme

Tragjedi në Gjermani, 15-vjeçari me veturën e babait përplaset me mjetet e punës – dy të vdekur

Iseni: Është vënë në funksion aplikacioni „Qytet i Sigurt“ për automjetet me targa të huaja

Azizi: BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme

Terren i vështirë për ndërhyrje, zjarrfikësit lokalizojnë edhe një vatër të dytë zjarri

Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

Lajmet e fundit

Tragjedi në Gjermani, 15-vjeçari me veturën e babait përplaset me mjetet e punës – dy të vdekur

20 Gusht, 2026

Iseni: Është vënë në funksion aplikacioni „Qytet i Sigurt“ për automjetet me targa të huaja

20 Gusht, 2026

Arsenali i armëve u kap përreth zonave të varrezave masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026

Ndryshimet klimatike mund të trefishojnë sipërfaqet e përfshira nga zjarret në Evropë

20 Gusht, 2026

Azizi: BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme

20 Gusht, 2026

Terren i vështirë për ndërhyrje, zjarrfikësit lokalizojnë edhe një vatër të dytë zjarri

20 Gusht, 2026

Pjesët kockore të ekspozuara nga erozioni çuan te varreza masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.