Kjo paraqet mundësi, thotë avokati, që të gjithë qytetarët që ndihen të kërcënuar në të drejtën e tyre për lëvizje të lirë të marrin kompensim përkatës për shkeljet që i kanë pësuar.
“Kjo do të jetë bazë për paraqitjen e një procedure të përshtatshme për kompensimin e dëmit para gjykatave në vend”, u shpreh Gligorie Qatoski – avokat.
Qytetarët besojnë se kjo që po ndodh është në dëm të tyre.
“Nxora gjithçka që duhet sipas ligjit. Kur isha atje, nuk kishte rrëmujë”, tha një qytetar.
Avokati Qatoski thotë se kjo është një nga kërkesat e rralla që janë parashtruar kundër veprimeve të një organi të caktuar që lejohet me Rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese./Alsat/

