Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nxënësit e mjekësisë nga SHMK “Ismet Jashari” – Likovë filluan realizimin e praktikës në Spitalin e Kumanovës

5 Tetor, 2026

Kurti: Për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq – duhet ligji për Hagën, por edhe presidenti për Kosovën

5 Tetor, 2026

Kovaçev: Shkupi po e bllokon vetë rrugën drejt BE-së

5 Tetor, 2026

Mes tymit e fishekzjarreve, Donika Gërvalla mbërrin në Kuvend – protestuesit e thërrasin

5 Tetor, 2026

Karburantet drejt uljes së re – Mickoski paralajmëron çmime edhe më të lira

5 Tetor, 2026

5 ditë në grevë urie para Fakultetit të Mjekësisë: “Më thanë se jam i vjetër për punë”

5 Tetor, 2026

Heroi shqiptar në Gjermani, shpëton 3-vjeçaren që po mbytej në pishinë!

5 Tetor, 2026

Projektligji për Specialen kalon në Komisionin parlamentar

5 Tetor, 2026

Alarm nga zjarret në Kumanovë e Likovë, dy vatra ende aktive në terrene të paarritshme

5 Tetor, 2026

Beçiroviq shpall fitoren në BiH: “Më kërkuan të tërhiqem, por nuk u dorëzova”

5 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 5 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ekstradohen tetë persona si dhe janë arrestuar pesë të tjerë me urdhër arrest ndërkombëtar

Suad AvdiuBy Suad Avdiu9 Shkurt, 2024 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti deri më tani, mbështetur edhe nga njësit e ndryshme policore dhe nga institucionet tjera, ka realizuar me sukses disa arrestime, ekstradime, transferime dhe depërtime.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar pesë persona me urdhër arrest ndërkombëtar.

“Më datë 04.01.2024 është arrestuar shtetasi turk me inicialet I.K , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për ‘grabitje’.

Më datë 27.12.2023 është arrestuar shtetasi turk me inicialet M.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për veprën penale ‘Tregtimi ose sigurimi i narkotikëve, ose substancave psikotropike’.

Më datë 02.01.2024 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet F.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Italia për veprat penale ‘Grabitje e rëndë’, ‘Krim i kryer në bashkëpunim”, ‘Krim i përsëritur’, ‘Zhvatje’ dhe ‘Krim kundër ambientit’.

Më datë 30.01.2024 është arrestuar shtetasi i Nigerisë me inicialet Th.S, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Më datë 30.05.2023 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet H.B, kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale ‘Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje’.

Ndërsa, sa i përket ekstradimeve, transferimeve dhe depërtimeve të personave në njoftim thuhet se janë kryer tetë ekstradime e transferime.

“Më datë 10.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania shtetasi kosovar H.F, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.

Më datë 16.01.2024, është transferuar nga Kroacia personi i burgosur me inicialet D.L, qytetar i RKS, për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit. I njëjti nga autoritetet kroate për veprën penale ‘Shkaktim i aksidentit me fatalitet’.

Më datë 18.01.2024, është ekstraduar nga Zvicra personi me inicialet B.B, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Mashtrim dhe Falsifikim i dokumenteve’.

Më datë 23.01.2024, është ekstraduar nga Kroacia personi me inicialet A.J, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’.

Më datë 26.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet E.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’ dhe ’Grabitje’.

Më datë 30.01.2024, është ekstraduar nga Italia personi me inicialet F.A., qytetar i RKS, i kërkuar me  urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona.

Më datë 08.02.2024, është kryer depërtim nga SHBA i personit me inicialet D.LL., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vrasje’.

Më datë 08.02.2024, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri personi me inicialet Th.S., qytetar i Nigerisë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë dhe një bashkëpunim dhe koordinim i tillë do të vazhdojë në frymën e partneritetit dhe besimit reciprok edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

  • Ekstradim
  • Policia e Kosovës
Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Kurti: Për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq – duhet ligji për Hagën, por edhe presidenti për Kosovën

Kovaçev: Shkupi po e bllokon vetë rrugën drejt BE-së

Mes tymit e fishekzjarreve, Donika Gërvalla mbërrin në Kuvend – protestuesit e thërrasin

Heroi shqiptar në Gjermani, shpëton 3-vjeçaren që po mbytej në pishinë!

Projektligji për Specialen kalon në Komisionin parlamentar

Rënia e kryeprokurorit dhe shpresa për drejtësi

Lajmet e fundit

Nxënësit e mjekësisë nga SHMK “Ismet Jashari” – Likovë filluan realizimin e praktikës në Spitalin e Kumanovës

5 Tetor, 2026

Kurti: Për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq – duhet ligji për Hagën, por edhe presidenti për Kosovën

5 Tetor, 2026

Kovaçev: Shkupi po e bllokon vetë rrugën drejt BE-së

5 Tetor, 2026

Mes tymit e fishekzjarreve, Donika Gërvalla mbërrin në Kuvend – protestuesit e thërrasin

5 Tetor, 2026

Karburantet drejt uljes së re – Mickoski paralajmëron çmime edhe më të lira

5 Tetor, 2026

5 ditë në grevë urie para Fakultetit të Mjekësisë: “Më thanë se jam i vjetër për punë”

5 Tetor, 2026

Heroi shqiptar në Gjermani, shpëton 3-vjeçaren që po mbytej në pishinë!

5 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.