Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026

Protestat studentore detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje: Pritet të mbahen në tetor

21 Gusht, 2026

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

21 Gusht, 2026

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

21 Gusht, 2026

Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026

21 Gusht, 2026

Skandal në Slloveni, Presidentja dyshohet se mund të ketë lidhje me inteligjencën ruse

21 Gusht, 2026

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

21 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin

21 Gusht, 2026

Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur prej dekadash

21 Gusht, 2026

BDI: VLEN maltreton mërgatën, kjo sjellje çnjerëzore dhe poshtëruese duhet të marrë fund

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 21 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Greva në Fondin Shëndetësor, mbi 20 mijë punonjës do mbesin pa rroga!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Shkurt, 2024 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mbi 20 mijë punonjës në sistemin shëndetësor rrezikojnë të mbeten pa pagat e janarit! Kjo si pasojë se ata që i procedojnë pagat në Fondin shëndetësor janë në grevë të përgjithshme. Në ditën e dytë të grevës punonjësit e Fondit merren vetëm me rastet urgjente të paraqitjes së porsalindurve në sigurim, të shtruarve nëpër spitale dhe atyre për kurim jashtë shtetit. Përderisa revolta është e madhe te qytetarët, pakënaqësia ka nisur të rritet edhe në mesin e mantel bardhëve duke qenë se deri më 10 Shkurt duhet t’i marrin pagat e tyre. Edhe mjekët amë, që kanë kontratë me Fondin do mbesin pa kapitacione.

“Nëse nuk ka paga të qëndrueshme për punonjësit e fondit që jemi në grevë, nuk do të ketë as për të tjerët. Në të gjithë sistemin shëndetësor publik rreth 20 mijë punonjës marrin paga nga Fondi shëndetësor, që do të thotë se gjatë kësaj periudhe kur duhej të procedoheshin pagat, ata do të mbesin pa paga, fatkeqësisht si pasojë e rekomandimit të Qeverisë që na shtyri në hymë në grevë”, thonë nga Sindikata e punonjësve të Fondit Shëndetësor.

Nga Sindikata e punonjësve të Fondit shëndetësor thonë se nga e drejta e marrjes së kapitacioneve do të privohen edhe institucionet shëndetësore private, të cilat kanë kontratë më FSSHM-në.

“Privohen edhe të gjitha institucionet shëndetësore private si mjekët të përgjithshëm amë, stomatologët amë dhe gjinekologët amë, po ashtu edhe spitalet dhe poliklinikat private që gjithsej numërojnë rreth 4 mijë të punësuar”, shprehen Sindikata e punonjësve të Fondit Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se i përkrah grevat në shëndetësi dhe se çështjen do ta hapë në seancë qeveritare. Ai i tha gazetarëve se pyetja nuk duhej ti parashtrohej atij.

“Unë i përkrahë të gjitha grevat që ndodhin. Ajo është një e drejtë e shenjtë që e garanton Kushtetuta e Maqedonisë. Unë gjithmonë kam qenë me punonjësit shëndetësor. Unë jam në krah të punonjësve shëndetësor dhe gjithmonë janë jo për atë se dikush do t’ua rrisë qeveria apo ministria, por atë që meritojnë punonjësit shëndetësor. Ne kemi ekspertët më të mirë në shëndetësi”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministri i Shëndetësisë.

Nga Qeveria teknike thonë se do ta rishqyrtojnë rekomandimin e paraardhësve të tyre, të cilët me shkresë deri tek Bordi udhëheqës i Fondit kërkojnë nivelimin e pagave për 831 punonjësit në Fond, që sipas sindikalistëve kjo do të thotë mos rritje të pagave siç kanë rënë në ujdi nga muaji mars dhe praktikisht prolongim për 1 vit të marrjes së pagave 21% më pak. Ndërsa nesër është paralajmëruar një protestë edhe e punonjësve shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” Shkup. /Alsat.mk

Lexuar: 13

Lajme te ngjashme

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin

Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur prej dekadash

BDI: VLEN maltreton mërgatën, kjo sjellje çnjerëzore dhe poshtëruese duhet të marrë fund

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajmet e fundit

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026

Protestat studentore detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje: Pritet të mbahen në tetor

21 Gusht, 2026

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

21 Gusht, 2026

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

21 Gusht, 2026

Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026

21 Gusht, 2026

Skandal në Slloveni, Presidentja dyshohet se mund të ketë lidhje me inteligjencën ruse

21 Gusht, 2026

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.