Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Plot armë e municion të kapura në veri, ekspozohen nga policia

20 Gusht, 2026

Intelektualen nga Shkupi me doktoratë vetëm pse e panë me mbulesë, menduan se është me shkollë të mesme!

20 Gusht, 2026

“Safe city” e bllokoi kufirin, autoritetet kufitare policore kërkah, qytetarët presin në temperatura përvëluese

20 Gusht, 2026

Sulm masiv rus me raketa në Kiev, të paktën 8 të vrarë

20 Gusht, 2026

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

20 Gusht, 2026

Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi

20 Gusht, 2026

ASH-ja të gatshëm për zgjedhje: Datën mund ta caktojmë që sot

20 Gusht, 2026

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë Nikushtakut

20 Gusht, 2026

Mickoski sfidon opozitën: Kemi mandat deri 2028, por nëse duan zgjedhje të parakohshme shkojmë

20 Gusht, 2026

BDI-ja e përshëndet gatishmërinë e Mickoskit për zgjedhje të parakohshme, “nëse këtë e kërkon opozita”

20 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

RMV, 18 vjeçarët që nuk kanë letërnjoftim do të votojnë me pasaportë vetëm me afat

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Shkurt, 2024 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Personat që sapo kanë mbushur 18 vjeç ose ato që konsiderohen të rritur në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit të këtij viti, dhe tashmë marrin termin në Ministrinë e Brendshme për letërnjoftimin e parë në shtator, do të votojnë vetëm nëse kanë pasaportë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i identifikuar ata para Këshillit Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, ata 18-vjeçarë që nuk mund të marrin letërnjoftimin e parë para zgjedhjeve dhe të cilëve u ka skaduar pasaporta para zgjedhjeve të 28 shkurtit, nuk do të mund të votojnë. Në një rast të tillë, ata nuk do të kenë me çfarë të identifikohen dhe nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë për të votuar në zgjedhje.

Për identifikimin pa letërnjoftim do të pranohen vetëm dokumentet e udhëtimit që skadojnë pas shpalljes së zgjedhjeve më 28 shkurt 2024 dhe jo ato të cilave u skadon vlefshmëria tani, para kësaj date.

“Sipas nenit 108 të Kodit Zgjedhor që është në fuqi, kur zgjedhësi afrohet për të votuar, këshilli zgjedhor kontrollon identitetin e tij personal. Zgjedhësi e vërteton identitetin e tij personal me letërnjoftim të vlefshëm ose dokument udhëtimi të vlefshëm, përkatësisht letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre. Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera pozitive nuk njohin asnjë dokument tjetër që mund të përdoret për të vërtetuar identitetin në një qendër votimi. Pas identifikimit, votuesi merr fletëvotim”, thotë për Sdk.mk Ljupka Guguçevska nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Sdk, pyeti Ministrinë e Brendshme nëse do të votojnë fëmijët që janë para moshës madhore dhe për të cilët MPB cakton letërnjoftimin e parë vetëm në shtator, tetor e më tej. Nga atje thonë se po kërkojnë një mënyrë dhe një zgjidhje ideore për ta tejkaluar këtë situatë para zgjedhjeve.

“Jemi në kërkim të mënyrës për të zgjidhur problemin e dhënies së letërnjoftimeve (së pari) edhe për këtë kategori qytetarësh, në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë për të votuar në zgjedhje si të rritur”, u përgjigjën nga Ministria.

Pyetje për Ministrinë e Brendshme është edhe nëse ekziston mundësia e hapjes së një kabine të veçantë fotografike për letërnjoftimet për moshat 17-18 vjeç.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24 prill (e mërkurë), ndërsa raundi i dytë do të mbahet me 8 maj (e mërkurë) së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Lexuar: 6

Lajme te ngjashme

Intelektualen nga Shkupi me doktoratë vetëm pse e panë me mbulesë, menduan se është me shkollë të mesme!

“Safe city” e bllokoi kufirin, autoritetet kufitare policore kërkah, qytetarët presin në temperatura përvëluese

Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi

ASH-ja të gatshëm për zgjedhje: Datën mund ta caktojmë që sot

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë Nikushtakut

Mickoski sfidon opozitën: Kemi mandat deri 2028, por nëse duan zgjedhje të parakohshme shkojmë

Lajmet e fundit

Plot armë e municion të kapura në veri, ekspozohen nga policia

20 Gusht, 2026

Intelektualen nga Shkupi me doktoratë vetëm pse e panë me mbulesë, menduan se është me shkollë të mesme!

20 Gusht, 2026

“Safe city” e bllokoi kufirin, autoritetet kufitare policore kërkah, qytetarët presin në temperatura përvëluese

20 Gusht, 2026

Sulm masiv rus me raketa në Kiev, të paktën 8 të vrarë

20 Gusht, 2026

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

20 Gusht, 2026

Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi

20 Gusht, 2026

ASH-ja të gatshëm për zgjedhje: Datën mund ta caktojmë që sot

20 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.