Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ivica Daçiq mbetet në fund të pusit: s’e kalon pragun me 2,9% të votave në Serbi

26 Tetor, 2026

Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Ardita Sinani tregon sa deputetë fituan shqiptarët e Luginës: Arritje Historike!

26 Tetor, 2026

Bëhet i ditur identiteti i gruas së vrarë dhe dorasit në Pejë

26 Tetor, 2026

“Kunati e kërcënoi Lindën dhe e sulmoi, por mbeti i lirë” – Natyra Kuçi shkruan për vrasjen e gruas në Pejë

25 Tetor, 2026

“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

25 Tetor, 2026

Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

25 Tetor, 2026

Shqiptarët e Luginës synojnë mandatin e dytë, flet Kamberi (VIDEO)

25 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Blini dërgesa të humbura për vetëm 123 denarë”, mashtrimi i radhës me emrin e Postës së Maqedonisë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Janar, 2024 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në rrjetin social Facebook është shfaqur një faqe e re e rreme “Posta Maqedoni”, nëpërmjet së cilës në mënyrë të rreme qytetarëve u ofrohet të blejnë produkte të shtrenjta të humbura, për çmimin e 123 denarëve.

Nga NP “Posta e Maqedonisë” për A1on, thonë se bëhet fjalë për mashtrim, gjegjësisht faqe të rrejshme në Facebook.

“Ofertë speciale nga Posta e Maqedonisë! Blini kuti të humbura me produkte të ndryshme për vetëm 123 denarë maqedonas. Merrni vetes një sasi të madhe produktesh të larmishme me një çmim modest! Çdo kuti është një sekret i vërtetë, të cilin mund ta zbuloni tani. Nxitoni, vëllimi është i kufizuar! Klikoni linkun për më shumë informacion dhe për të bërë porosinë tuaj”, thuhet në postimin në faqe, të cilin e kanë ndjekur pesëdhjetë qytetarë.

Kjo është përpjekja e dytë e mashtrimit të qytetarëve duke përdorur kompaninë shtetërore, pasi nga fillimi i vitit 2024, një faqe e rreme e Postës kërkonte që qytetarët që kanë porositur produkte të ndryshme të paguanin detyrimin doganor.

Më 5 janar, NP “Posta e Maqedonisë” paralajmëroi publikisht për “informacione të rreme dhe keqpërdorim të emrit të Postës së Maqedonisë së Veriut” duke theksuar se “qytetarët marrin mesazhe në telefon me përmbajtje të pavërtetë”.

Një grup i caktuar qytetarësh kanë marrë SMS mesazhe false dhe disa prej tyre janë bërë viktima pasi kanë dhënë detaje bankare në faqen e rreme, pas së cilës u janë marrë paratë.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi edhe përmes mediave se po merr masa për zbardhjen e rastit, duke u bërë apel qytetarëve që të mos bien në mashtrime të tilla dhe të mos dërgojnë të dhënat e tyre personale përmes internetit.

Përveç Postës së Maqedonisë, edhe emri i disa kompanive tjera në RMV është shfrytëzuar për të mashtruar qytetarët./Telegrafi/

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: Mos e vrit vëllanë tënd për lekë

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Bogovinë, ndalohet 16-vjeçari

Shasivari në Ditën Evropiane të Drejtësisë: Drejtësia është obligim, përgjegjësia është detyrë, besimi fitohet

Aktivistë të VLEN-it qëndrojnë në Preshevë në përkrahje të Listës Shqiptare

Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë

18-vjeçari gjeti kuletën me 4.000 euro, ia kthen pronarit

Lajmet e fundit

Ivica Daçiq mbetet në fund të pusit: s’e kalon pragun me 2,9% të votave në Serbi

26 Tetor, 2026

Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Ardita Sinani tregon sa deputetë fituan shqiptarët e Luginës: Arritje Historike!

26 Tetor, 2026

Bëhet i ditur identiteti i gruas së vrarë dhe dorasit në Pejë

26 Tetor, 2026

“Kunati e kërcënoi Lindën dhe e sulmoi, por mbeti i lirë” – Natyra Kuçi shkruan për vrasjen e gruas në Pejë

25 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.