Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Violinisti shqiptar u kap me 1 mln euro kokainë: E mora në Shqipëri/ Kolegët: Jemi të tronditur

19 Gusht, 2026

Adelina Ismaili e Valdrin Sahiti? A janë këta opinionistët e rinj të Big Brother Vip Kosova?

19 Gusht, 2026

Rritja e të ardhurave nga biletat e kinemave nxitet nga filmat e suksesshëm vendas

19 Gusht, 2026

Mediat turke: Legjenda e Brazilit Roberto Carlos konvertohet në mysliman

19 Gusht, 2026

Rrogën e deputetit e dhuron për 6 motrat jetime, flet xhaxhai i tyre: Shehaj mbështetja e vetme e tyre në 8 vite, shteti nuk është kujdesur në asnjë rast

19 Gusht, 2026

Një anije greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

19 Gusht, 2026

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë

19 Gusht, 2026

Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman

19 Gusht, 2026

Kritikoi planin e Infantinos për shitjen e Kupës së Botës, FIFA shkarkon drejtorin operativ, Lamour

19 Gusht, 2026

Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 19 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Të enjten aktgjykimi për Llaskarcës, procesi gjyqësor zgjati katër vjet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Janar, 2024 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Më 25 janar pritet të merr epilog tragjedia e Llaskarcës. Procesi gjyqësor i cili zgjat gati katër vite, javën që vjen do të sjell drejtësinë ose jo për 16 jetët e humbura nga tragjedia më 13 shkurt të vitit 2019. Durmish Beluli, Ramiz Miftari dhe Manoil Trifunovski do të ndajnë përgjegjësinë për aksidentin e autobusit “Durmo Turs”, ndërsa në epilog gjyqësor do të përfshihen edhe tre punonjës të kontrollit teknik.

Në fjalët përfundimtare më 12 dhjetor të vitit kaluar, prokurori i rastit Darko Jakimovski tha se të gjitha provat vërtetojnë se të akuzuarit nuk i kanë respektuar një sërë detyrimesh ligjore në komunikacion dhe kjo ka sjell deri tek tragjedia. Jakimovski ka kërkuar që kompanisë, përkatësisht të akuzuarve t’u ndalohet veprimtaria.

“Të akuzuarve nuk guxon t’u lejohet që në të ardhmen të merren me kësi punë. T’u shqiptohet ndalesë për kryerjen e profesionit dhe të mos lejoni asnjërin prej tyre që të ketë kontakt me komunikacioniN në çfarëdolloj aspekti”, tha Darko Jakimovski, Prokuror.

Procesi gjyqësor u zvarrit deri tani shkaku i pamundësisë për të marrë në pyetje ekspertët, të cilët Gjykata Penale arriti t’i siguron vetëm pas një viti. Mendimi i tyre profesional kishte konstatuar se shoferi i autobusit në një moment kishte frenuar, por frenat nuk kanë qenë plotësisht funksionale, përkatësisht frenat kanë pasur koeficient të frenimit prej më së paku 36% ndërsa minimumi ligjor është 45%. Super ekspertiza kishte konstatuar se shkaku i aksidentit është autobusi dhe defektet teknike në të, mendim profesional që u kundërshtua nga prokurori me arsyetimin se po tentohet shfajësimi i të akuzuarve. Në prill të vitit 2022 pikërisht mungesa e ekspertizë e shtyu seancën gjyqësore në afat të pacaktuar, duke rrezikuar edhe kthimin e saj nga fillimi.

Ditë më parë, Këshilli Gjyqësor duke vepruar mbi urgjencën e kreut të Gjykatës Penale, delegoi për afat të pacaktuar gjykatësen Aleksandra Ristevska të mbetet në Penale deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Zgjedhja e saj në Gjykatën e Apelit rrezikonte kthimin e procesit gjyqësor në fillim.

Aksidenti i Llaskarcës llogaritet një nga 5 tragjeditë më të mëdha në histori të vendit për nga numri i viktimave. Pavarësisht tragjedisë, kompania “Durmo Turs” vazhdon aktivitetet transportuese që nga dita e aksidentit e deri më sot. Pas shpalljes së vendimit, të lënduarit dhe familjet e viktimave kanë të drejtën e dëmshpërblimit nga kompania, autobusi i të cilës u aksidentua më 13 shkurt të vitit 2019 në Llaskarcë të Shkupit./Alsat/

Lexuar: 9

Lajme te ngjashme

Dashnia e ‘liderit’ për shtetin s’matet me deklarata por me atë çka ke bërë për njerëzit që të kanë dhënë pushtetin

Orhan Murtezani ambasador në NATO, i RMV-së

Rrëzoi punëtorin e EVN-së nga shkallët dhe goditi kolegun e tij, arrestohet 47-vjeçari në Shkup

“Boks” mes kolegëve në Spitalin Klinik të Tetovës!

ASh: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të vihet në pikëpyetje

Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

Lajmet e fundit

Violinisti shqiptar u kap me 1 mln euro kokainë: E mora në Shqipëri/ Kolegët: Jemi të tronditur

19 Gusht, 2026

Adelina Ismaili e Valdrin Sahiti? A janë këta opinionistët e rinj të Big Brother Vip Kosova?

19 Gusht, 2026

Rritja e të ardhurave nga biletat e kinemave nxitet nga filmat e suksesshëm vendas

19 Gusht, 2026

Mediat turke: Legjenda e Brazilit Roberto Carlos konvertohet në mysliman

19 Gusht, 2026

Rrogën e deputetit e dhuron për 6 motrat jetime, flet xhaxhai i tyre: Shehaj mbështetja e vetme e tyre në 8 vite, shteti nuk është kujdesur në asnjë rast

19 Gusht, 2026

Një anije greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

19 Gusht, 2026

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë

19 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.