Sot (18.01.2024) në ora 13:40 në Sekretariatin e Punëve të Brendshme të Kumanovës është lajmëruar se banesën në rr.”Mosha Pijade” në Kumanovë, pronë e F.D.(30) e ka kapluar një zjarr, me ç’ rast gjatë eksplodimit të një bombole plini, zjarri ka përfshirë banesën e tërë. Nga zjarri, plagë të rënda ka marrë i zoti i shtëpisë, i cili iu është dorëzuar Kompleksit të klinikës “Nënë Tereza” në Shkup për intervenim të mëtutjeshëm mjekësor. Ekipi i zjarrëfiksëve Teritorial arritën që ta shuajnë zjarrin. Hetimet vazhdojnë!

