Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe një pjesë tjetër të videos

21 Shtator, 2026

Kërkohet ndihmë për Bronilda Deliaj

21 Shtator, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York

21 Shtator, 2026

Ramiz Merko dënohet me 5.000 euro për pllakën para Komunës së Strugës

21 Shtator, 2026

Afrim Gashi: Reagimi im për Hashim Thaçin është personal, Kuvendi duhet të zhbllokohet

21 Shtator, 2026

Shtetasi i Maqedonisë thyen rekordin botëror, realizoi 1.257 pompa për 1 orë me 9 kg peshë

21 Shtator, 2026

Rritet drastikisht çmimi i naftës në Maqedoni

21 Shtator, 2026

VLEN-i në Kërçovë përforcohet me një profesioniste të dëshmuar, Fatmire Alimi Maksuti emërohet drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit

21 Shtator, 2026

Thika luftarake, simbole nacionaliste e pajisje të dyshimta në Jarinjë – dy serbë lirohen

21 Shtator, 2026

Çitaku për protestën e studentëve: Mos u ndalni, mbrapa na keni

21 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 21 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Shpresoj dhe pres Gjermaninë”, portieri Diant Ramaj tregon se momentalisht ka refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Janar, 2024 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Portieri i Ajaxit, Diant Ramaj ka treguar se ka lënë në pritje ofertat nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, pasi shpreson në një ftesë nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Mediumi holandez Het Parool, me bazë në Amsterdam ka bërë një intervistë të gjatë me portierin me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj, i cili po shkëlqen këtë sezon me gjigantin evropian, Ajaxin.

Megjithatë, për mediat shqiptare fokusi i intervistës padyshim se është ajo çfarë 22-vjeçari ka thënë për karrierën e tij ndërkombëtare.

Sipas mediumit Het Parool, Ramaj ka luksin të jetë në gjendje të zgjedhë njërën nga tre shtetet si përfaqësues. Madje ai ka rezervuar ftesa nga Kosova dhe Shqipëria, pasi shpreson në një thirrje nga Die Mannschaft.

Ajaxdoelman Diant Ramaj over zijn achtergrond: ‘Duitsers hebben veel discipline. Kosovaren zijn niet snel bang. En als keeper mag je geen angst hebben’https://t.co/2FO8ZeFYhL

— Het Parool (@parool) January 11, 2024

“Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Thashë se më duhet kohë, edhe sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”, ka thënë fillimisht Ramaj, i cili tashmë ka luajtur për ekipet e moshave të Gjermanisë, përcjell Telegrafi.

Ramaj e di se Gjermania ka portierë me përvojë si Manuel Neuer, Marc-Andre ter Stegen dhe Kevin Trapp, por mendon se mund të ftohet.

“Por portierët e Gjermanisë janë mbi tridhjetë vjeç. Kur shikoj vendet e tjera, ka një portier të ri kudo. Shikoni Bart Verbruggen në Holandë. Nuk po them se duhet të shkoj si portier i parë atje, por është mirë që edhe Gjermania të thërrasë një të ri dhe t’i tregojë botës se një brez i ri po vjen”.

“Në këtë moshë unë jam portier për një klub të madh. Ajaxi nuk është në formën më të mirë tani, por ata po ndërtojnë përsëri diçka për të ringjallur kohët e vjetra të suksesit. Pak portierë të rinj kanë mundësinë të luajnë për një klub kaq të madh dhe të fitojnë përvojë”.

“Ndoshta pres kot. Nga ana tjetër, nuk dëshiron të zbulosh më vonë se mund të ishe portier i Gjermanisë. Zemra ime rreh për të dyja palët: Shqipërinë dhe Kosovën e shoh si atdheun tim, por jam lindur dhe rritur në Gjermani. Kjo nuk është absolutisht e lehtë” përfundoi 22-vjeçari. /Telegrafi/

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Shtetasi i Maqedonisë thyen rekordin botëror, realizoi 1.257 pompa për 1 orë me 9 kg peshë

Media zvicerane habit me një lajm për Granit Xhakën

KF Shkëndija triumfon ndaj KF Bashkimit

Mal Junuzi, maestro i vërtetë ndaj Vardarit, qetësi dhe dominim i plotë në mesfushë!

Daut Beqiri: Haraçina në mbështetje të “Çlirimtarëve”: Bashkë për shkëndijën, bashkë për sportin!

Rashid dhe Murati i japin Bashkimit tri pikët e para në kampionat

Lajmet e fundit

Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe një pjesë tjetër të videos

21 Shtator, 2026

Kërkohet ndihmë për Bronilda Deliaj

21 Shtator, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York

21 Shtator, 2026

Ramiz Merko dënohet me 5.000 euro për pllakën para Komunës së Strugës

21 Shtator, 2026

Afrim Gashi: Reagimi im për Hashim Thaçin është personal, Kuvendi duhet të zhbllokohet

21 Shtator, 2026

Shtetasi i Maqedonisë thyen rekordin botëror, realizoi 1.257 pompa për 1 orë me 9 kg peshë

21 Shtator, 2026

Rritet drastikisht çmimi i naftës në Maqedoni

21 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.