Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

MAQEDONIA E VERIUT PO ZBRAZET: Vitin e kaluar në 147 shkolla nuk u regjistrua asnjë fillorist

28 Maj, 2026

Jurisprudenca, s’ka akoma zgjidhje konkrete

28 Maj, 2026

Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“

28 Maj, 2026

Ndërron jetë në Mekë haxhiu Adnan Arifi nga Piroku, varroset në tokën e shenjtë

28 Maj, 2026

Ali Ahmeti mori pjesë në tubim përkujtimor për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

28 Maj, 2026

Mungesa e shqiptarëve në pozita udhëheqëse, Toshkovski thotë se në MPB para përkatësisë etnike rëndësi ka profesionalizmi

28 Maj, 2026

Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik, afati deri më 5 qershor

28 Maj, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ulqin, Mali i Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka vrarë partneren e tij 36-vjeçare.

28 Maj, 2026

Rexhepi: Mickoski kishte premtuar ndryshime kushtetuese për gjuhën shqipe

28 Maj, 2026

Produkte të rrezikshme, Komisioni Evropian gjobit “Temu” me 200 milionë euro

28 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 28 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Koreja e Jugut do ta “zgjerojë shkallën” e ndihmës për Ukrainën

TV NewsBy TV News15 Korrik, 2023 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është zotuar të shtunën se do ta “zgjerojë shkallën” e ndihmës humanitare në Ukrainë.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një samiti të zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.

Seuli “do ta zgjerojë shkallën e furnizimeve për dallim nga viti i kaluar, kur kemi dërguar materiale si helmeta dhe jelekë anti-plumbë”, ka thënë ai në një konferencë për media, pas takimit.

Yoon, i cili më herët e ka vizituar edhe qytetin ukrainas të Buçës – pa paralajmërim – ka shtuar se ndihma humanitare do të rritet në 150 milionë dollarë më 2023, për dallim nga 100 milionë dollarë vitin e kaluar.

Koreja Jugore, eksportuesja e nëntë më e madhe në botë e armëve, ka dërguar ndihmë humanitare në Ukrainë si dhe i ka shitur tanke dhe obusë Polonisë – aleatës kyçe të Kievit, teksa Ukraina e lufton pushtimin rus.

 

Megjithatë, Koreja e Jugut e ka respektuar politikën e mosdërgimit të armëve në zonat aktive të konfliktit, pavarësisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe vetë Ukrainës që të bëjë më shumë.

Ekspertët paralajmërojnë se Koreja e Jugut është në pozicion të ndërlikuar për shkak të lidhjeve ekonomike që i ka me Rusinë, si dhe për shkak të ndikimit që ka Moska në Korenë Veriore, vend me të cilin Seuli është teknikisht në luftë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./R.E.L

Lexuar: 85

Lajme te ngjashme

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në RD të Kongos

Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit

Fluturimet e verës/ Lajm jo i mirë për turistët

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar te një pasagjer në anijen turistike MV Hondius

Trumpi këtë verë në Ballkan, tani për tani vizita e përcaktuar vetëm në një shtet

Lajmet e fundit

MAQEDONIA E VERIUT PO ZBRAZET: Vitin e kaluar në 147 shkolla nuk u regjistrua asnjë fillorist

28 Maj, 2026

Jurisprudenca, s’ka akoma zgjidhje konkrete

28 Maj, 2026

Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“

28 Maj, 2026

Ndërron jetë në Mekë haxhiu Adnan Arifi nga Piroku, varroset në tokën e shenjtë

28 Maj, 2026

Ali Ahmeti mori pjesë në tubim përkujtimor për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

28 Maj, 2026

Mungesa e shqiptarëve në pozita udhëheqëse, Toshkovski thotë se në MPB para përkatësisë etnike rëndësi ka profesionalizmi

28 Maj, 2026

Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik, afati deri më 5 qershor

28 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.