Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe, kurse këta sot po e serbizojnë Maqedoninë

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 24 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Prill, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mëngjesi i sotshëm myslimanët i gjeti të rreshtuar në safe, në të gjitha xhamitë e vendit. Më të moshuarit, u lanë në rendet e para, brenda objektit sa për respekt aq edhe nga fresku i hershëm i ditës. Çdo kryefamiljar i veshur me rrobat më të mira, në mënyrë solemne falën namazin e Fitër Bajramit.

Falja qendrore e Bajramit u zhvillua në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, e cila ishte e vogël për të nxënë të gjithë brenda. Për shkak të interesimit të madh, shumë besimtarë u falën në oborrin e xhamisë. Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai dha mesazhet e dashamirësisë nga hydbeja.

“Besimtarë të nderuar, vëllezër e motra, në këto ditë të gëzimit të Fitër Bajramit, me zemra të pastra i drejtohemi Allahut të gjithë mëshirshëm që të na jep fuqinë e iman, mundësinë e largimit nga e keqja, guximin e faljeve dhe pajtimit, buzëqeshjet e të tjerëve, për të kultivuar një të ardhme të përbashkët dhe më të ndritur, për të krijuar mundësinë dhe kushte më të mira në shoqërinë tonë, me qëllim që të ndërpritet trendi i migrimeve ekonomike”, tha Reis Shaqir Fetahu, Kryetar i BFI-së.

Fetai foli për mediat edhe pas faljes së namazit të Fitër Bajramit.

“Lëshuan lutje për falje nga i Madhi Zot. Flijuan trupin e tyre, shpirtin e tyre dhe pasurinë e tyre për të qenë në shërbim të njerëzve në përgjithësi, e në veçanti në shërbim të atyre, të cilët kanë nevojë në jetën e përditshme. Gjatë tërë muajit të Ramazanit, besimtarët lidhën zemrat njëri me tjetrin, afruan dhe u pajtuan në mes tyre, në emër të Allahut fuqiplotë dhe lëshuan ndjenjën e paqes, tolerancës, solidaritetin dhe lutjen për vetveten e tyre, për familjet e tyre dhe për të gjithë njerëzit në përgjithësi”, shtoi Reis Shaqir Fetahu, Kryetar i BFI-së.

Fitër Bajrami vjen pas pas përfundimit të Muajit të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët për 29 ditë agjëruan nga lindja e diellit deri në perëndim. Si një nga 5 shtyllat kryesore të Islamit forcon lidhjen me Allahun. Sakrifica e etjes dhe urisë sipas tyre ka të bëjë edhe me ballafaqimin e realitetit të të varfërve, të cilëve u dhurojnë fitrat. Kjo nënkupton që skamnorëve u jepen ndihma në të holla dhe mjete sipas nevojës në mënyrë simbolike për të pasur një vit të begatshëm dhe me shëndet. /Alsat.mk

Lexuar: 109

Lajme te ngjashme

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.