Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

30 Prill, 2026

Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

30 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

30 Prill, 2026

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

29 Prill, 2026

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

29 Prill, 2026

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

29 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 30 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Transporti i 324 kg kokainë, mësohet identiteti i shtetasit të Maqedonisë që u arrestua në Shqipëri

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Prill, 2023 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nazif Ajroski, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme për tentativën e trafikimit të një sasie prej 324 kg kokainë nga Porti i Durrësit. Droga u zbulua dhe u sekuestrua më datë 18.06.2021 dhe Ajroski ishte i arrestuari i vetëm.

Megjithatë, Prokuroria Speciale e Shqipërisë vazhdoi hetimet në një procedim penal të ndarë, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas një hetimi të përbashkët disamujor dhe kryerjes së shumë veprimeve hetimore, në datën 03.04.2023 autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestuan katër shtetas si të dyshuar për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale – SPAK – Datë 05.04.2023:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.4 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurit Nazif Ajroski, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, në mënyrën e transportimit, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a,paragrafi i 1-ë, 22 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

I pandehuri Nazif Ajroski është akuzuar për faktin e tentativës për të trafikuar nga Porti i Durrësit për në Itali të sasisë prej 324 kilogram e 400 gram lëndë narkotike të llojit kokainë, të paketuar në 300 (treqind) pako të mbështjella me natriban, lëndë narkotike e cila ishte vendosur në një hapësirës së përshtatur mbi serbatorin e një kamioni me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili drejtohej nga i pandehuri (kokainë e sekuestruar në datën 18.06.2021).

I pandehuri Ajroski u dërgua për gjykim dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka deklaruar fajtor për akuzat e mësipërme dhe e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burgim.

Pas dërgimit për gjykim të të pandehurit Nazif Ajroski, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdoi hetimet në një proçedim penal të ndarë, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas një hetimi të përbashkët disamujor dhe kryerjes së shumë veprimeve hetimore, në datën 03.04.2023 autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut arrestuan katër shtetas si të dyshuar për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021.

Falenderojmë Prokurorinë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Lexuar: 80

Lajme te ngjashme

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

Lajmet e fundit

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

30 Prill, 2026

Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

30 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

30 Prill, 2026

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.