Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

1 Maj, 2026

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

1 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

1 Maj, 2026

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

1 Maj, 2026

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

1 Maj, 2026

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

1 Maj, 2026

Nis lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri: Hiqen kontrollet në kufi deri në tetor

1 Maj, 2026

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

1 Maj, 2026

Mërgimtari 30 vjeçar në Gjermani ndërroi jetë në vendin e punës

1 Maj, 2026

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim jashtë shtetit

1 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 2 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Lufta e Kosovës nuk rishkruhet”/ Xhaçka: Nuk ka asnjë provë që UÇK të ketë kryer krime lufte”

TV NewsBy TV News5 Prill, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka tha sot se lufta e Kosovës nuk mund të rishkruhet.

 

Duke folur peë gjyqin që po zhvillohet në Hagë, ajo shtoi se Shqipëria po bën përpjekje që drejtësia të vihet në vend.

 

Xhaçka pohoi se nuk ka asnjë fakt që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime lufte.

 

“Lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet. Ne respektojmë parimin e barazisë para ligjit dhe gjykatën që është krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës, por duke patur parasysh akuzat që i hapën rrugë kësaj gjykate speciale me vullnetin e atyre që sot janë marrë të pandehur për ta pastruar Kosovën nga kjo njollë. Ajo që po ndodh prej më shumë se dy vjetësh është e dëmshme. Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte dhe që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizjeje për çlirim nga shtypja dhe mbrojtja nga spastrimi etnik, akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte.

 

Si të gjithë bashkëkombësit tanë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo nëpër botë, ne kërkojmë drejtësi. Jo që dikush të jetë mbi ligjin, por që të shihen faktet dhe të hiqet njolla e padrejtë e turpit nga lufta heroike e Kosovës për pavarësi.  Dhe të mos harrohet se krime lufte, vrasje civilësh në masë, varre masive ende të pazbuluara, përdhunime, tortura, zhvendosje të detyruara, janë kryer prej regjimit të Milosheviçit. Për këto krime duhet drejtësi e vërtetë, duke përfshirë zbulimin e vendndodhjeve të të gjitha vendeve të varrimit.

 

 

Kjo është pjesë e angazhimeve të dialogut Kosove-Serbi të cilat duhen zbatuar tërësisht, në mënyrë që të lemë pas të kaluarën tragjike dhe të shohim nga e ardhmja e përbashkët evropiane.

 

Shqipëria po bën përpjekje këmbëngulëse që drejtësia të vihet në vend. Dhomat e specializuara për Kosovën u ngritën pas Rezolutës së vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila siç e përmenda përfshiu akuzat e pambështetura në asnjë fakt e në asnjë provë të një reporteri të Këshillit të Evropës, për trafikun e organeve njerëzore.

 

Kuvendi ynë miratoi para rreth një viti një rezolutë ku konsideroheshin të pabaza këto pretendime dhe kërkohej që Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës të rishikojë rezolutën e miratuar prej saj.

 

Kryeministri Rama e paraqiti me forcë, me argumente e me pasion këtë kërkesë në një fjalim historik para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, u shpreh Xhaçka.

 

Deputetët, pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës kanë mbledhur firmat e deputetëve të Asamblesë për një Rezolutë të Re mbi Rezolutën e vitit 2011. Përpjekjet tona nuk do të rreshtin deri sa kjo rezolutë e re të miratohet dhe lufta heroike për çlirimin e Kosovës të pastrohet nga kjo njollë e turpshme“, u shpreh Xhaçka.

Lexuar: 73

Lajme te ngjashme

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

Lajmet e fundit

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

1 Maj, 2026

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

1 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

1 Maj, 2026

Për 24 orë, rreth 14 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm nga njëri kalim kufitar

1 Maj, 2026

MPB: Shtatë shoferë të ndaluar për drejtim të pakujdesshëm, pesë pa leje drejtimi

1 Maj, 2026

Diaspora dhe Evropa kthejnë sytë nga Likova

1 Maj, 2026

Nis lëvizja e lirë Kosovë-Shqipëri: Hiqen kontrollet në kufi deri në tetor

1 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.