Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një shëmti e vërtetë, si duhet të inspektohen bizneset

22 Prill, 2026

Kërcënohet nëna nga Shkupi, i kërkohen 1.350 euro borxh që gjoja i ka marë shërimin e fëmijës

22 Prill, 2026

Mickovski nga Vjena: Kthehuni në shtëpi dhe investoni në vend

22 Prill, 2026

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit

22 Prill, 2026

Sali: Qeveria është garantuese e përfaqësimit të drejtë! Do të ketë trup koordinues i cili do ta mbikëqyrë zbatimin

22 Prill, 2026

Qeveria miraton ligjin për arsimin e lartë, pushteti thotë se janë marrë parasysh sugjerimet, opozita kritikon

22 Prill, 2026

“Karçanaj, 200 mijë euro rryshfet”, SPAK: Paratë ishin futur në kuti vere. Rrjet korruptiv me tenderat e AKSHI-t

22 Prill, 2026

“Rama mbrojti aferat e AKSHI-t”,Berisha lexon pronat e sekuestruara nga SPAK të Agasit e Karçanajt   

22 Prill, 2026

Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së se si t’ia rrëshqasim topin nëpër shalë”, Rama: Kjo nuk ndodh! I trembem neglizhencës “alla shqiptarçe

22 Prill, 2026

AUV: Në Maqedoni nuk ka ushqime kontestuese për foshnjat nga Hipp

22 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nju Xhersi: Shkenctarja shqiptare vlerësohet nga Shoqëria e Matematikës Industriale

TV NewsBy TV News1 Prill, 2023 Diaspora Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E shtunë, 1 Prill 2023 – 13:20
albinfo.ch

Storjet e suksesit të shqiptarëve nëpër botë, nuk kanë të ndalur. Së fundmi,  Shoqëria për Matematikën Industriale – Aplikuar (SIAM) ka vlerësuar me statusin “Fellow” shkencëtaren shqiptare, Fioralba Cakonin, për kërkimin e tyre shembullor, si dhe për shërbimin e jashtëzakonshëm ndaj komunitetit. (SIAM Announces Class of 2023 Fellows), përcjell albinfo.ch.

Ajo është profesoresh në Universiteti Shtetëror të Nju Xhersit në Rutgers, SHBA.

Vlen të theksohet se SIAM Fellows është një grup individësh të shquar që ndihmojnë në avancimin e fushave të matematikës së aplikuar dhe shkencës kompjuterike.

Po ashtu, SIAM është një shoqatë ndërkombëtare me mbi 14,000 anëtarë, me qendër në SHBA.

26 anëtarët janë vlerësuar për kontributet e tyre në fushat përkatëse.

Ndër të vlerësuarit për vitin 2023 është edhe anëtarja e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Fioralba Cakoni, nga Universiteti Shtetëror i Nju Xhersit ne Rutgers, SHBA, e cilësuar për kontribute te rëndësishme në teorinë e shpërndarjes së kundërt, ekzistencën e vlerave vetjake të transmetimit dhe fenomenet jo-shpërndarëse.

Fioralba Cakoni mban titullin profesor prej vitit 2010 dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në matematikë prej vitit 1993 në Universitetin e Patras, Greqi.

Prej vitit 2015 ajo është anëtare e departamentit të matematikës në Rutgers University, SHBA, departament i cili renditet i 16-i në nivel botëror për sa i takon programeve matematike.

Prof. Cakoni ka punuar në një sërë universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë, përfshirë këtu Ecole Polytechnique në Francë.

Aktiviteti i saj shkencor është në nivelin më të lartë ndërkombëtar e renditet në fushën e saj si një ndër profesoret më të suksesshme, e klasit botëror. Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë 117 publikime.

Prof. Cakoni është vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Matematikës me çmimin Simons Fellow in Mathematics – 2016 dhe pranuar në Fellow of American Mathematics Society – Class 2019.

Ne linkun më poshtë, 26 anëtarët e vlerësuar me statusin “Fellow”:



Lexuar: 84

Lajme te ngjashme

17 vjeç u largua, sot triumfon në Zvicër – por zemra i rreh për Kumanovën

Rrëfim që prek: 48 vite në Zvicër, zemra gjithmonë në Opajë – Fatmir Ibrahimi/(VIDEO)

Të shpërngulurit në Turqi po kthehen në Maqedoni, ja shifrat deri tani

Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar

Në Zvicër nis gjyqi ndaj imamit biznesmen nga Kosova! Dyshohet për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre një grua

Lajmet e fundit

“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një shëmti e vërtetë, si duhet të inspektohen bizneset

22 Prill, 2026

Kërcënohet nëna nga Shkupi, i kërkohen 1.350 euro borxh që gjoja i ka marë shërimin e fëmijës

22 Prill, 2026

Mickovski nga Vjena: Kthehuni në shtëpi dhe investoni në vend

22 Prill, 2026

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit

22 Prill, 2026

Sali: Qeveria është garantuese e përfaqësimit të drejtë! Do të ketë trup koordinues i cili do ta mbikëqyrë zbatimin

22 Prill, 2026

Qeveria miraton ligjin për arsimin e lartë, pushteti thotë se janë marrë parasysh sugjerimet, opozita kritikon

22 Prill, 2026

“Karçanaj, 200 mijë euro rryshfet”, SPAK: Paratë ishin futur në kuti vere. Rrjet korruptiv me tenderat e AKSHI-t

22 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.