Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

E mësoi shqipen me vetëdëshirë, sot Aleksandar Petkovski e përdor çdo ditë në universitet, ku është dekan i Fakultetit Juridik

21 Prill, 2026

BE paralajmëron: Maqedonia mund të humbasë 49 milionë euro nga Plani i Rritjes

21 Prill, 2026

“E kam pritur këtë ditë me padurim” – Reagon babai i Liridonës pas dënimit të përjetshëm për Naim Murselin

21 Prill, 2026

Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademaj

21 Prill, 2026

FSSH: Nuk ka qytetarë të pambuluar me sigurim shëndetësor në Maqedoni

21 Prill, 2026

Me kaq vite burg dënohet Kushtrim Kokalla pë vrasjen e Liridona Ademaj

21 Prill, 2026

VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë

21 Prill, 2026

Naim Murseli dhe Granit Plava DËNOHEN me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademaj

21 Prill, 2026

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në Shqipëri, Rama: Thertoret problem!

21 Prill, 2026

Haradinaj: Kurti po tallet me Kosovën

21 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 21 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kurti: Izbica, dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

TV NewsBy TV News28 Mars, 2023 Diaspora Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E martë, 28 Mars 2023 – 14:20
albinfo.ch

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, kanë bërë homazhe në fshatin Izbicë të Komunës së Skenderajt, ku regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviqit më 28 mars 1999 kishte vrarë 47 shqiptarë, 6 prej të cilëve janë ende të zhdukur, përcjell albinfo.ch.

Pranë memorialit të të vrarëve, kryeministri Kurti tha se kjo masakër ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë.

Ai ka thënë se nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin e Serbisë dhe se do të angazhohemi përjetë e vazhdimisht si institucione edhe si qytetarë për drejtësinë, për viktimat dhe familjet e tyre.

“Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, jemi këtu sot, që të nderojmë dhe të përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviqit në Izbicë, 147 sosh gjithsej, 6 janë ende të pagjetur. Siç e tha edhe presidentja, ata janë rrëmbyer si njerëz, si shqiptarë të gjallë e më pastaj pas pushkatimit u janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë meqenëse 6 ende nuk dihet se ku janë në Petrovo Sello, dhe i kanë sjellë këtu, në atdheun e tyre, në vendlindjen e tyre. Sot është një ditë kur e nderojmë edhe kujtimin e Mustafë Dragajt, i mbijetuar i masakrës, i cili pat dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës dhe i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në shtatorin e vitit të kaluar. Masakra e Izbicës ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë, të cilin ne nuk e harrojmë kurrë dhe për drejtësinë, për viktimat dhe familjet, që janë gjithashtu viktima dhe i gjithë populli, do të angazhohemi përjetë, vazhdimisht edhe si institucione edhe si qytetarë”, ka  thënë Kurti.



Lexuar: 97

Lajme te ngjashme

17 vjeç u largua, sot triumfon në Zvicër – por zemra i rreh për Kumanovën

Rrëfim që prek: 48 vite në Zvicër, zemra gjithmonë në Opajë – Fatmir Ibrahimi/(VIDEO)

Të shpërngulurit në Turqi po kthehen në Maqedoni, ja shifrat deri tani

Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar

Në Zvicër nis gjyqi ndaj imamit biznesmen nga Kosova! Dyshohet për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre një grua

Lajmet e fundit

E mësoi shqipen me vetëdëshirë, sot Aleksandar Petkovski e përdor çdo ditë në universitet, ku është dekan i Fakultetit Juridik

21 Prill, 2026

BE paralajmëron: Maqedonia mund të humbasë 49 milionë euro nga Plani i Rritjes

21 Prill, 2026

“E kam pritur këtë ditë me padurim” – Reagon babai i Liridonës pas dënimit të përjetshëm për Naim Murselin

21 Prill, 2026

Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademaj

21 Prill, 2026

FSSH: Nuk ka qytetarë të pambuluar me sigurim shëndetësor në Maqedoni

21 Prill, 2026

Me kaq vite burg dënohet Kushtrim Kokalla pë vrasjen e Liridona Ademaj

21 Prill, 2026

VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë

21 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.