Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Në Maqedoni ka rreth 100 mijë të prekur nga sëmundjet e rralla, kërkohet qasje më e shpejtë në trajtim

31 Maj, 2026

Nga 1 janari i viti 2027 pritet të ulet çmimi i rrymës

31 Maj, 2026

Albulena Haxhiu: Tetova, qyteti i qëndresës shqiptare, na mirëpriti me zemër të hapur

31 Maj, 2026

Testohet injeksioni që zhduk të gjitha tumoret, jep rezultate të papara te pacientët (Video)

31 Maj, 2026

Rekord përgjimesh në RMV gjatë 2025! Nën vëzhgim 365 persona

31 Maj, 2026

VLEN: BDI vetëm në opozitë kujtohet për barazi dhe drejtësi

31 Maj, 2026

Tri parti shqiptare bashkohen në Mal të Zi për të fituar në Tuz

31 Maj, 2026

Në Tiranë flet shqip, në Shkup e lufton gjuhën shqipe!

31 Maj, 2026

Qoku: Tubimi i Vetëvendosjes në Tetovë, dëshmi e lidhjes së fortë dhe vizionit të përbashkët mbarëshqiptar

31 Maj, 2026

Sot zyrtarizohet “Lidhja Shqiptare” e Ziadin Selës

31 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 31 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në dukje “të pafajshme”, njihuni me zakonet që mund të përkeqësojnë alergjitë sezonale

TV NewsBy TV News28 Mars, 2023 Showbiz Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Alergjitë shkaktohen nga sistemi imunitar i trupit që ngatërron një substancë normalisht të padëmshme për diçka të rrezikshme, duke shkaktuar një reagim të panevojshëm. Substanca që shkakton reaksionin quhet alergjen. 

Alergjenët e zakonshëm përfshijnë polenin, zbokthin e kafshëve shtëpiake, mykun, marimangat e pluhurit, helmin e insekteve, si dhe disa ushqime, bimë dhe medikamente.

Nëse vuani nga alergjitë sezonale, atëherë vuani nga kruarja, teshtitja dhe bllokimi i hundës. Edhe në ditët kur poleni nuk është në lëvizje të plotë, ka disa zakone që mund t’i përkeqësojnë simptomat tuaja.

6 zakone të çuditshme që i bëjnë alergjitë sezonale edhe më keq:

Kushtojini vëmendje perimeve dhe frutave

Disa fruta dhe perime përmbajnë proteina të ngjashme me ato që gjenden në polen, duke shkaktuar një reaksion alergjik. Për shembull, deri në 75% e të rriturve me rinitit alergjik mund të pësojnë kruajtje ose ënjtje kur hanë mollë, banane ose pjepër.

Kini kujdes kur vraponi në mëngjes

Nivelet e polenit janë zakonisht më të larta në mëngjes sesa në pasdite. Pra, nëse planifikoni të vraponi jashtë, është mirë të prisni deri në mesditë. Gjithashtu, është e rëndësishme të ndërroni rrobat dhe të bëni dush pas vrapimit, veçanërisht nëse keni vrapuar në vende me shumë polen.

Kujdes me verën e kuqe

Një gotë verë e kuqe mund t’ju ndihmojë të relaksoheni, por nuk do të zvogëlojë simptomat tuaja të alergjisë. Alkooli është një vazodilator, që do të thotë se mund të përkeqësojë rrjedhjen e hundës dhe kongjestionin e hundës. Dhe ndërkohë që të gjitha pijet alkoolike mund t’i përkeqësojnë alergjitë, vera është më e fortë sepse përmban sulfate, të cilat mund të shkaktojnë që disa njerëz të kenë një reaksion alergjik.

Kujdes me lentet e kontaktit

Poleni dhe pluhuri mund të ngjiten në lentet e kontaktit, duke shkaktuar kruajtje në sy. Ndaj nëse vishni lente dhe ju fryhen shpesh sytë, preferoni për pak syzet.

Kujdes nga pishinat

Klori mund të thajë lëkurën tuaj dhe të irritojë rrugët e frymëmarrjes, duke përkeqësuar simptomat e alergjisë si kruajtje, kollë dhe kongjestion nazal. Lajmi i mirë është se mjeku juaj mund t’ju ndihmojë me alergjitë, në mënyrë që të mos hiqni dorë nga noti.

Kujdes nga dekongestantët

Spraji i hundës zakonisht ju ndihmon të merrni frymë më mirë. Por nëse e përdorni tepër, kjo mund t’i përkeqësojë simptomat tuaja në vend që të përmirësojë. Nëse keni kohë që vuani nga alergjitë, atëherë vizitoni alergologun tuaj që t’ju japë trajtimin e duhur.


Top Channel

Lexuar: 118

Lajme te ngjashme

Google tregon vendet e preferuara të Dua Lipës, kjo është lista për Kosovën

Gjesti: Namazi është e vetmja qetësi që po më mban në jetë

DARA bën histori: Bullgaria fiton Eurovisionin për herë të parë me “Bangaranga”

“Falë Dibrës, Strugës dhe Veleshtës u rimëkëmba ekonomikisht” – Afrim Muçiqi rrëfen periudhën më të vështirë pas luftës

Dua Lipa paditi Samsungun për përdorimin e imazhit të saj, kërkon dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh

“Jam beqar” – Klodi i BBVK konfirmon ndarjen

Lajmet e fundit

Në Maqedoni ka rreth 100 mijë të prekur nga sëmundjet e rralla, kërkohet qasje më e shpejtë në trajtim

31 Maj, 2026

Nga 1 janari i viti 2027 pritet të ulet çmimi i rrymës

31 Maj, 2026

Albulena Haxhiu: Tetova, qyteti i qëndresës shqiptare, na mirëpriti me zemër të hapur

31 Maj, 2026

Testohet injeksioni që zhduk të gjitha tumoret, jep rezultate të papara te pacientët (Video)

31 Maj, 2026

Rekord përgjimesh në RMV gjatë 2025! Nën vëzhgim 365 persona

31 Maj, 2026

VLEN: BDI vetëm në opozitë kujtohet për barazi dhe drejtësi

31 Maj, 2026

Tri parti shqiptare bashkohen në Mal të Zi për të fituar në Tuz

31 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.