Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski sfidon opozitën: Nëse doni zgjedhje, shpërndajeni Kuvendin!

23 Nëntor, 2026

Arrijnë edhe 26 mijë vaksina kundër gripit, afro 80 mijë qytetarë janë paraqitur

23 Nëntor, 2026

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

23 Nëntor, 2026

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

23 Nëntor, 2026

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

23 Nëntor, 2026

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit?

23 Nëntor, 2026

Kasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe Prishtinës

23 Nëntor, 2026

Nesimi: Rama publikon foton me Filipçen, por jo me Ahmetin, sinjal ftohjeje mes Ramës dhe Ahmetit?

23 Nëntor, 2026

Vajza shqiptare nga Manastiri me një kërkesë prekëse: Kemi dëshirë të na vizitojë presidentja e Kosovës!

23 Nëntor, 2026

Rusia mund të ketë humbur 700 mijë ushtarë në Ukrainë

23 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 23 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu23 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se gjatë dy viteve të qeverisjes, VLEN ka realizuar më shumë projekte sesa BDI gjatë 20 viteve të qëndrimit në pushtet.

I ftuar në emisionin “Verdict” në TVM2, Kasami tha se gjatë kësaj periudhe të shkurtër janë ndërmarrë iniciativa dhe janë ofruar zgjidhje për çështje që sipas tij, “BDI nuk ka ditur ose nuk ka arritur t’i realizojë gjatë qeverisjes së saj”.

Duke folur për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në institucione, Kasami theksoi se BDI për dy dekada e kishte mbështetur këtë mekanizëm përmes balancuesit, por pa arritur ta rregullojë atë me ligj.

” “

“Ne e dimë se pjesë e Marrëveshjes së Ohrit ka qenë përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucione. BDI për 20 vite arriti ta realizojë këtë përfaqësim përmes balancuesit, por nuk ishte zgjidhje me ligj. Si rezultat i kësaj, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë mekanizëm dhe ne veçmë kemi në procedurë parlamentare zgjidhjen ligjore”, deklaroi Kasami.

Ai shtoi se VLEN vlerëson se zgjidhja ligjore është mënyra më e mirë për të garantuar përfaqësimin adekuat, duke u bërë thirrje deputetëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të komuniteteve të tjera që ta mbështesin atë.

“Sa do që të pretendojë BDI se nuk është zgjidhja më e mirë, ne vlerësojmë se është zgjidhja më e mirë, pra ofrojmë zgjidhje ligjore. Ju bëj ftesë të gjithë deputetëve shqiptarë dhe komuniteteve të tjera, sepse është zgjidhje për të gjitha komunitetet, që të tejkalojnë dallimet politike dhe të përkrahin këtë ligj në Kuvend”, tha Kasami.

*Kasami “godet” BDI-në për Provimin e jurisprudencës: Nuk vepruan në drejtim të implementimit në praktikë të ligjit për gjuhët*

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka kritikuar BDI-në lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke thënë se gjatë kohës sa kjo parti ishte në pushtet nuk ndërmori hapa konkretë për zbatimin në praktikë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Për emisionin “Verdict” në TVM2, Kasami deklaroi se VLEN synon ta zgjidhë këtë problematikë në kuadër të ligjit, duke theksuar se çështja kërkon një zgjidhje të qartë ligjore.

Sipas tij, ekziston një kontradiktë në qëndrimet e BDI-së, e cila pretendon se ka zyrtarizuar gjuhën shqipe, ndërsa gjatë periudhës së qeverisjes nuk e ka zbatuar Ligjin për gjuhët në praktikë sa i përket provimit të jurisprudencës.

“Këtu ka një kontradiktë. Ata thonë se kjo çështje është zgjidhur me Ligjin për gjuhët dhe në anën tjetër, nga momenti i miratimit të atij ligji, diku 3-4 vite sa ka qenë BDI në qeveri, në asnjë moment nuk e kanë implementuar këtë ligj sa i takon edhe provimit të jurisprudencës. Kjo nënkupton se kjo kërkon zgjidhje ligjore”, ka deklaruar Kasami.

Ai theksoi se zgjidhja e kësaj problematike duhet të bëhet përmes dispozitave ligjore, duke e vendosur çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës në kuadër të një rregullimi konkret ligjor.

Lexuar: 55

Lajme te ngjashme

Mickoski sfidon opozitën: Nëse doni zgjedhje, shpërndajeni Kuvendin!

Arrijnë edhe 26 mijë vaksina kundër gripit, afro 80 mijë qytetarë janë paraqitur

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit?

Kasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe Prishtinës

Nesimi: Rama publikon foton me Filipçen, por jo me Ahmetin, sinjal ftohjeje mes Ramës dhe Ahmetit?

Vajza shqiptare nga Manastiri me një kërkesë prekëse: Kemi dëshirë të na vizitojë presidentja e Kosovës!

Lajmet e fundit

Mickoski sfidon opozitën: Nëse doni zgjedhje, shpërndajeni Kuvendin!

23 Nëntor, 2026

Arrijnë edhe 26 mijë vaksina kundër gripit, afro 80 mijë qytetarë janë paraqitur

23 Nëntor, 2026

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

23 Nëntor, 2026

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

23 Nëntor, 2026

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

23 Nëntor, 2026

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit?

23 Nëntor, 2026

Kasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe Prishtinës

23 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.