Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar komunitetin shqiptar me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip, duke rikujtuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit të vitit 1908 për gjuhën, arsimin dhe identitetin kombëtar.
Gashi theksoi se njësimi i alfabetit ishte më shumë se një arritje gjuhësore, duke e cilësuar si akt bashkimi dhe përgjegjësie ndaj brezave të ardhshëm.
Ai nënvizoi se gjuha shqipe është lidhje bashkuese e shqiptarëve dhe, në Maqedoninë e Veriut, edhe urë komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëjetese.
Në urimin e tij, Gashi theksoi edhe përgjegjësinë për garantimin e barazisë, respektimin e identitetit gjuhësor e kulturor, përfaqësimin e drejtë dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, si vlera themelore të një shteti demokratik dhe gjithëpërfshirës.

