Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, nikoqir i universiadës së parë
Universiada organizohet nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në kuadër të Festave të Nëntorit, nga 19 deri më 21 nëntor 2026.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është nikoqir i Universiadës së parë, një manifestim që organizohet në kuadër të aktiviteteve për festat e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, si dhe festimeve të fundvitit.
Në këtë ngjarje sportive marrin pjesë Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Prishtinës, Kolegji AAB Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.
Garat zhvillohen në dy disiplina sportive: futboll për djem dhe volejboll për vajza, duke u dhënë mundësi studentëve të tregojnë aftësitë e tyre sportive, frymën garuese dhe bashkëpunimin ndëruniversitar.
Përveç karakterit sportiv, kjo ngjarje synon të forcojë lidhjet ndërmjet universiteteve shqiptare, të promovojë bashkëpunimin akademik dhe të krijojë ura miqësie mes studentëve.
Universiada e parë përbën një aktivitet të veçantë për jetën studentore dhe një dëshmi të rëndësisë së bashkimit përmes sportit dhe arsimit./Televizioni News

