Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Udhëtoni drejt Greqisë? Nga 1 janari, gjobë 30 euro nëse nuk e keni këtë pajisje në makinë!

19 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

19 Nëntor, 2026

Revizioni zbuloi dobësi në sigurinë kibernetike të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

19 Nëntor, 2026

Komuna e Kumanovës shpall konkurs për transportuesit, përcaktohen 18 linja për periudhën 2027-2031

19 Nëntor, 2026

Vizita e Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

19 Nëntor, 2026

Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë

19 Nëntor, 2026

Ahmeti: Irani don armë bërthamore, do të fusë në zjarr gjithë botën

19 Nëntor, 2026

Bekim Sali takohet me zyrtarin e lartë gjerman, Christoph Israng

19 Nëntor, 2026

Skandal me shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet: Katër të arrestuar, në aksion edhe policia e Maqedonisë!

19 Nëntor, 2026

“One Stop Shop” me Shqipërinë, Mela: Pesë pikat kufitare pritet të funksionalizohen deri në Vitin e Ri

19 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 19 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 130-të, sot do të vazhdojë shqyrtimin e pyetjeve të deputetëve të opozitës, të cilat u ndërprenë më 12 nëntor pas kërkesave për pauzë nga deputetët opozitarë.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë një takimi informues me gazetarët të hënën, sqaroi dilemat rreth ndërprerjes së seancës, duke theksuar se kishte interpretime të ndryshme të Rregullores së Kuvendit lidhur me atë nëse pauzat duhet të llogariten brenda dy orëve të parapara për pyetjet e deputetëve.

Gashi shpjegoi se Rregullorja përmban dispozita që mundësojnë interpretime të ndryshme, por sipas tij, deri më tani praktika ka qenë që pyetjet e deputetëve të zhvillohen nga ora 11:00 ose 11:30 deri në orën 13:30 ose 14:00.

Ai theksoi se, duke marrë parasysh qëndrimin e opozitës dhe mirëkuptimin e shumicës parlamentare, është arritur një marrëveshje që në të ardhmen pauzat të mos llogariten brenda dy orëve të parapara për pyetjet e deputetëve.

“U morëm vesh që në të ardhmen, nëse ka pauzë, ajo të mos llogaritet në këto dy orë. Duhet të jemi të kujdesshëm, veçanërisht opozita, që të mos kërkojë pauza dhe të mos ia shkurtojë vetes kohën”, deklaroi Gashi.

Çfarë tjetër përmban rendi i ditës?

Përveç pyetjeve të deputetëve, në seancën e sotme janë përfshirë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat:

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, në lexim të dytë.

Ndryshime në vendimet për përbërjen e komisioneve parlamentare.

Ndryshime në përbërjen e delegacioneve të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në dimensionin parlamentar të Iniciativës Qendrore Evropiane.

Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit për Mbikëqyrje Qytetare.

Emërimi i një anëtari të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim të Mbeturinave Komunale.

Plani financiar i Komisionit Rregullator për vitin 2027.

Rezoluta për politikën e migracionit të Maqedonisë së Veriut për periudhën 2026–2030, së bashku me planin e veprimit.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu disa propozim-ligje me procedurë të shkurtuar, që kanë të bëjnë me ndryshimet në Ligjin për Ndërtim, Ligjin për Peshkatari dhe Akuakulturë, si dhe kërkesa për interpretime autentike të dispozitave ligjore në fushën e planifikimit urbanistik dhe mbrojtjes nga zjarri.

Kërkesën e fundit për interpretim autentik të nenit 17 të Ligjit për Mbrojtjen nga Zjarri, në lidhje me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, e ka paraqitur deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska.

Lexuar: 130

Lajme te ngjashme

Revizioni zbuloi dobësi në sigurinë kibernetike të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Komuna e Kumanovës shpall konkurs për transportuesit, përcaktohen 18 linja për periudhën 2027-2031

Ahmeti: Irani don armë bërthamore, do të fusë në zjarr gjithë botën

Bekim Sali takohet me zyrtarin e lartë gjerman, Christoph Israng

Skandal me shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet: Katër të arrestuar, në aksion edhe policia e Maqedonisë!

“One Stop Shop” me Shqipërinë, Mela: Pesë pikat kufitare pritet të funksionalizohen deri në Vitin e Ri

Lajmet e fundit

Udhëtoni drejt Greqisë? Nga 1 janari, gjobë 30 euro nëse nuk e keni këtë pajisje në makinë!

19 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

19 Nëntor, 2026

Revizioni zbuloi dobësi në sigurinë kibernetike të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

19 Nëntor, 2026

Komuna e Kumanovës shpall konkurs për transportuesit, përcaktohen 18 linja për periudhën 2027-2031

19 Nëntor, 2026

Vizita e Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

19 Nëntor, 2026

Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë

19 Nëntor, 2026

Ahmeti: Irani don armë bërthamore, do të fusë në zjarr gjithë botën

19 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.