Kurtishi publikoi të dhëna sipas të cilave, në sistemin shëndetësor të qytetit, aktualisht janë të punësuar 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë, duke përfshirë mjekë, motra medicinale, punëtorë teknikë dhe personel tjetër.
Sipas ndarjes që publikoi ai, në Shtëpinë e Shëndetit janë të punësuar 36 shqiptarë dhe 6 maqedonas, në Qendrën e Shëndetit Publik 11 shqiptarë dhe një maqedonas, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm 14 shqiptarë dhe 98 maqedonas.
“Raporti etnik në sistemin shëndetësor në qytetin e Kumanovës deri në këtë moment është 60 për qind maqedonas dhe 40 për qind shqiptarë”, shkroi Kurtishi.
Ai paralajmëroi gjithashtu se në periudhën e ardhshme pritet të punësohen edhe 15 shqiptarë, në bazë të marrëveshjes politike.
“Përpara se të zbuloni skandale të paqena, bëjini hesapet mirë! VLEN është vetëm në mandatin e parë qeverisës, ende të papërfunduar, dhe ende nuk ka përfunduar asgjë!”, përfundoi reagimin e tij Kurtishi.

